Duhej te flijohëj një çun i ri në fushën pjellore, si viteve tjera
pra edhe këtë herë bolla kishte ngritur kryet lartë, t’kurret pastaj hidhet me një shpejtësi të habitshme mbi trupin e djaloshit dhe se hap e mbyll sytë, bolla perthekon trupin trupit e viktimes, e shterngon atë më terë fuqin dhe për nje qast ajo u shpernda copa-copa
mbi fushën me grurë, kurse djaloshi mbeti gjallë ashtu qendronte
këmbngulur, këmisha e bardh ishte skuqur nga gjaku i perbindëshit te
mallkuar...
Këtë legjend e kam degjuar tek ne qysh i vogël, e imagjinoja këtë
çunin i cili heroikishtë e mundi perbindshin, edhe më heroikishtë se
Uliksi Katalanin te cilit ia nxjerrë te shkreti te vetmin sy që e
kishte.... ta quajmi heroizem tani, por një ditë bleva një libër te
ilustruar mbi mitologji te ndryshme, e pata shfletuar aty në librari
pak por...kur pas dy vitesh e hapa këtë libër dhe e shfletova, para
syve me doli ky imazhi që e shohim këtu sipër, u befasova, diçka e
pabesueshme, këtë rrefimin e kisha perfunduar para shumê kohesh por..se
imagjinoja kurrê se do gjëja ndonjê imazh që do e ilustronte
gojdhanen mija vjeçare ..as s'mê kishte shkuar mendja...thoja vtë me
vete se, "gjyshi imi më ka rrëfyër këtë gojdhan për bollen ndoshta
vetem se te me frigoje...?
Si ka mundesi kjo që kjo legjenda e lashtë perputhet edhe me këtë
skulptur apo skulptura nga artisti inspirohet në gojdhana ?
Është e habitshme krijimtaria popullore...!
°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°Ky imazh eshte zvogeluar, kliko ketu per te par imazhin e plote. |
°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
Sa here kaloj te gryka e ures se shenjte, mendja me shkon tek fijimi i asaj nusje..
por me shkon mendja edhe tek liqeni .. athua, ishte dikur liqe njashtu si e tregon gojdhana tek ne ne popull ?
°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
Legjenda e ures së shejtë, pershtatur sipas nje gojdhene popullore nga autori Halil Kajtazi, permbledhje nga Proza e Drenicës.
Pas bjeshkëve te Nemuna dielli i kuq posi gaca e prushit kishte filluar
te mshifej duke rreshqitur gradualishtë ku pas pakë çasteve, si nga
magjia, i tërë rrafshi i Luginës së Drinit mori një pamje tjetër, i
mbshtjellur sikur më efektet e një mashtimi optikë që do të kishin hyrë
në lojë më qëllim për ti argëtuar të ftuarit, si para një arenës
gjigante më plotë spektator per rreth saj....!
Derisa hija e maleve të larta mbulonte më një pelhur të hollë fushat
pjellore, papritmas mbretroi një errësirë e tërë mbi tërë siperfaqen e
luginës, që nga shpati i maleve, dukej se e gjithë lugina ishe
shëndrruar në një liqe të madhë.
Nga kodra e lartë qe shtrihej perballë në pernedim të diellit, këtë
fenomen të rrall e veshtronin më habi Dritoni dhe gjyshi i tij.
-E shikon gjyshi, më dukët se lugina e Drinit u mbulua me ujë, e pabesueshme,- e sheh edhe ti apo vetëm mua më bejnë sytë ... ?
- Haaaaaa, qeshi më të madhe plaku.
- E keni parë liqenin e vdekur ? hahahaaa! Jo biro, jo, ky është vetëm
se një mirazh, nuk ka ujë aty jo, mos ke frikë. Dikur në kohërat e moçme
që nuk mbahët mend, thuhët se, vërtetë, e tërë kjo lugina e Drinit
ishte një like i madh...
- Unë s'po e kuptoj ! Atëherë, pse unë shoh në këtë moment këtë luginën
të mbushur me ujë, si t'ishte një liqe ?- ia priti Dritoni.
- Je duke parë një mirazh Driton, të mashtrojnë sytë biro...hahaaaa !
- Po pse thua se, "dikur kishte ujë këtu në këtë luginën e Drinit ?"
- Po, e vertetë është kjo se, dikur kishte ujë këtu, tregojnë kështu goj
pas goje qysh moti..si një përrall e lashtë- ia ktheu gjyshi.
- A e ke dëgjuar edhe ti ndonjëhere këtë përrall, pra ma trego edhe mua të lutëm gjyshi..
- Mirë pra, ta tregoj, ulu njëherë pusho këtu. E kam dëgjua nja njëqind
herë kur isha i vogël, edhe gjyshi im më tregonte për këtë liqenin e
madhë të Drinit dhe Drinisen legjendare.
- Cilën Drinisa, gjyshi ?
- Këtë Drénicên tonë ô Driton...këtë që e kemi prapa shpine, më këto
fusha pjellore e kopshtije e këto bagëti që kullosin sot mbi këtë tokën
tonë te shënjtë.
- Pse, ç'ka lidhje Drénisa jonë, matan malit, më këtë luginën e Drinit këtej, gjyshi ?
- Tani jo, por dikur moti kishin lidhje përmes ketij likeni të madh...
- Më trego pra, të lutem më trego...
Pas një pushimi të shkurtër, plaku mori frymë dhe filloi ti tregoj rrëfimin Dritonit.
- Kjo ka ndodhur në kohëra të moçme, shumë shumë të vjetra...por askush
nuk e din se kur dhe para sa vitesh ky vend qe po e shofim ne sot ishte i
mbuluar me ujë qe rrjedhte nga Drini qe buronte atje rrënxë bjeshkve te
Nemuna, dhe ky uji i Drinit kishte mbush edhe kete luginen tonë qe
dikur e thirrnin Drinisa. Pra dy anet e ketyre dy luginave lidheshin
ketu poshtë përmes grykes së Balincës dhe përmes Arllatit, aqë sa edhe
anijet e tregëtareve të pasur dikur shkonin nga likeni i Drinit te madh e
kalonin kah Drinisa, dhe lundronin keshtu deri në Detin e Zi !
- E pabesueshme, e si ka mundësi kjo, nga u zbrazen këta dy likej, ku shkoi ky ujë ?
"- Keto fusha e kopshtije dikur ishin të të tëra mbuluara më ujë, aty
tek Guri i Plakës thonë se mblidheshin taksat për lundrat qe kalonin
nëpër këtë like, e te Pokleki ishte porta kryesore e lundrave.
"- Na ishte kënë njëherë një njeri, që i kishin pas thënë dikur Njeri i
Mirë, e kishte ndertua një anije të madhe, barte udhtar e mallra nga ana
e likenit të Drinit e deri ne likenin Drinisa, mirëpo pas një kohe ujë
mungon ishte shtjerrur dhe barku i anijes i prekte tek gryka e Kodres së
Lidhit, afër Arllatit, ne kete çast anija mbetet aty dhe shkatrrohet.
Ishte merzitur fortë për këtë humbje Njeri i Mirë dhe mendja një ditë i
shkon qe ta zbarzi kete like, andej kah shkonte një vij ujë e Drinit qe
kalonte përmes Grykës së Lumes ku me tutje Drini shkonte e derdhej në
tjeter deti, kah Jugu.. Njeri i mirë së pari shkoi te Gryka e Lumes dhe e
zgjeroi vaun, kishte frikë se kur te zbrazej likeni i Drinit prapë uji
do krijonte një liqe tjetër ne anen e Prizerenit. Njeri i mirë shiti
tërë pasurin qe kishte, erdhi ne Kodër ku është sot Ura e Shejtë,
punësoi shumë punëtor dhe pa ia nis punës preu disa kié në shenjë
flijimi dhe ne mengjes me te léme të diellit iu lutë Zotit ta bekoje e
ti dali në ndihmë për ta kryer ketë perpjekje të mirë për gjithë
njerzimin.
Puna u nis që në mëngjez, pa u ndal zgjati disa vite. Njeri i mirë shiti
prap pasurin qe i kishte mbetur pêr ti paguar punëtorët, puna ishte
teper e veshtirë. Në ato kohera nuk kishte vegla pune te duhura, gurt e
fortë i kanë thyer më zjerm, ua kanë kallur zjarrin druve dhe është
nxehur guri, pastaj i kane kthye ujë të ftohët deh e ka qar gurin copë
më copë, kanali hapej dal nga dale, vit pas viti...por Njeriut të Mirë
iu hargjuan te hollat, nuk kishte me çka ti paguante punëtorët dhe më në
fund e shiti edhe gjerdanin prej kukie, shiti te gjitha teshat e
trupit, më në fund edhe qerapat e këmbëve, i kishin mbetur në trup vetëm
tlinat e kanopëve dhe plisi mbi krye që nuk e shiti se, mé é shit edhe
plisin në atë kohë, ishte nàm i madh dhe kur e némshin një njeri që keq
njerzit e nemshin duke i thënë; « Te ardht dita me é shit edhe plisin e
krésë »...kështu i nxante nema njerzit e kqinjë dikur...e me shit plisin
Njeriu i Mirë ngjante sikur kishte nisur një punë të keqe dhe nuk e
shiti.
Njeri i Mirë më në fund u bë lyps, te gjithve iu dhimbsej, por
punën nuk e nderprente as natë as ditë. Shkonte nga një vend në tjetrin
duke kerkuar ndihëma për ti paguar punëtorët qe punonin në hapjen e
kanalit, asgjë nuk e ndalte, dathur hypte mbi gur te kodres dhe e maste
kanalin per te ditur edhe sa i kishte mbetur per tu hapur, kur e pan
njerzit qe me te vertete se, ky Njeri i mirë nuk do ti ndahet kesaj
pune, filluan nga kater anet e fshatrave që ishin per rreth likenit duke
i ardhur në ndihmë.
Mé ndihmën e popullit qe iu bashkua punëtorëve arrijten te hapin kanalin
duke tejkaluar gjysmen e punes, iu kishte mbetur edhe një pjes e vogël
pa e perfunduar.
Nga gëzimi punëtorët punonin dhe kendonin, nga vullneti qe do e krynin
punen qe e kishin nis para sa vitesh, tani ishte ne perfudim e siper.
Femijët gjuajshin gur me bàha, nga ana e kanalit te grykes në anën
tjetër, puna shkonte kah mbarimi.
Dy anët e grykes së Ures së Shejtë ishin mbushur përplotë njerez, nga
kurioziteti kishin ardhur te shifnin se çka do ndodhi tani, pasi te
hapet i tere kanali dhe si do zbrazet i tere uji nga likeni i Drinit ?
Per një çast toka gjemoi rëndë, njê dridhje e madhe luhati kodren, toka
dridhej para kembeve te punêtorve dhe shikuesve. Shtypja e ujit te
likenit te Drinit nisi ti shtyj guret e mdhenje ne kanal ku ende
puntoret nuk kishin perfunduar punen. Valët e fuqishme i barten edhe
guret dhe puntoret qe gjindeshin ende në gryken e posa hapur, dukeshin
here mbi ujê e here nder ujë, guret te mdhenje sa shpija fuqia e ujit i
barte si te ishin gogla...degjohej klithja e njerzëve dhe thirrjet ; «
Oûuu, ikë djalë se, na mori Drini » ...
Njerzit kur panë qe po zbrazet likeni, menjehere u çue një dredhz e
madhe, u friksuan se mos po permbyset bota e thojshin « u bë pus e Dri »
...filluan te peshperisnin se nje kulsheder do dali tani nga Gryka e
burimit te Drinit dhe do i perbije te gjithë njerzit...
Njeri i Mirë me lotë në sy qante nga gëzimi, në anën tjetër qanet edhe
per gjithë ata njerez qe u mbyten ne Gryken e Shejtë. Drini filloi te
derdhej me tej drejte Grykes së Lumes, Njeriu i Mirê shqetsohej shumë
deri në këtë qast vendimtar, a' thua do e kaperceje Drini Lumen a po do
ngelej ketej Prizerenit ?
Me tu afruar uji i fuqishëm në Grykë të Lumës, e zgjeroi edhe me tej
gryken per tu hedhur më poshtë per nja 20 konop samari, më Drini kthim
mbrapa nuk kishte, njerzit nga gezimi brohorisnin « E theu Drini qafën »
Njeri i mirë e mori një gurë dhe e gjuajti andej kah shkonte Drini duke
thënë : « M'sa kthehet ky gurë, Drini mos u ktheft kurrë » … !
Dhe vertetë, Drini nuk u kthye mà kurrë kah ishte më parë si dikur ne kohnat e lashta !
Poashtu edhe Drinisa aty ku ishte likeni i vogël u zbraz e u bë tokë
pjellore si Liguna e Drinit, pas nje kohe filluan te mjellat mbi kete
tokê te re pjellore dhe punes se pa lodhshme e me plote flijime qe
kishte bere per kete vend Njeriu i Mirë dhe i tërë populli yn, ishte një
bekim prej Zoti, atij do i lutemi pergjithëmonë sa te jete kjo tokë e
jona e shenjtë.
Mbas një kohe te shkurtër tani mbi tokat e drenuara te dy likejve te
shterrur u mbushen me vendebanime, njerëz të lirë që i lëshuan kodrat
dhe pushtuan këto fushat pjellore jetonin tani prej fryteve që i jepte
toka e re që e quanin Fusha e Njerit të mirë, ku pas evakuimit te ujit
mbi ato fusha të gjëra shumë shpenzë te malit gjënin ushqime të
mjaftushme e të pasura me skrraja krymba e insekte tjera qe qfaqeshin
pas lavrëtarve e pas shirave.
Mirëpo atë ditë të bukur, posa kishte filluar syni i veres, fshatarët ia
kishin filluar të korrnin grurin, kur pa pritur një boll përbindëshe
versulet mbi bujqët. Fshatarët të frikësuar nuk dinin se ç'të bënin ndaj
një perbideshi te till. Me guximin e tyre te madhë ata e rrethojnë
bollën me kosa e tfurqi me çka kishin në dor por koti ishte të luftonin
ndaj një perbindëshi te tmershm e të uritur që i qellonte fshataret me
bishtin e saj më rreptësi dhe i rrëxonte viktemen për toke. Disa tjerë
vraponin për te shpetuar njeriun ndonjërin prej tyre por më tutje bolla
qëllonte prap tjerët që ata që tentonin me veglat të qellonin
perbindëshin por pa sukses.
Një djalosh i ri me plot guximin e tij i afrohet perbindeshit me draper në dor por kjo e qellon me bisht dhe e rrexon në tokë.
Atëherë kur e pan fshatarët qe iu ishte e pa mundur te luftonin ndaj
kësaj qënje të egër e lshonin fushën e betejes të alarmuar duke ikur
drejt kasollave të tyre atje nê shpat rrënxë malit.
Mé te ikur njerëzit, bolla afrohet tek viktima e tij, e hipnotizuar
perthekon trupin e njeriut aqë fortë sa që djaloshi mbetej i pa frym.
Pastaj dal ngadal ajo bien nën hipnoz totale, bëhej gati ta gëlltiste
viktimen e tij, dhe me gojë te hapur duke filluar nga koka, deri sa
viktima humbaste terësisht në barkun e saj të ngopur. Kur viktima e
perbindëshit qëllonte femër, së pari bolla pasi ia ndalte frymen
viktimes, mënjëherë më bishtin e saj hapte mes sjetullave vrimën ku
pastaj fuste kokën për të pirë qumshtin e ngohët nga gjitë e viktimes.
Fitorja e njerzve ndaj natyres ishte e shkurter se tani, kur pas sa e sa
mundimeve e sakrificave njerzit mbanin shpresa se do te permirsohej
gjendja e tyre e mjer, por prap, tani populli denohej pa meshir nga zoti
i tyre qe i luteshin sa esa her per tiu ardh ne ndihm per te mbijetuar
mbi ket tok të shkret ku ata e adhuronin aq shum. Ata pysnin vall, nga
na vjen ky perbindesh, ky perbindesh i eger pse sulej ashtu ndaj njerzve
te urtë qe s'kishin bërë kurrë asgje te keqe ndaj askujt ?
Pse zoti nuk ju ndihmon per të mbyt bollen dhe per te len popullin te
jetoj i qet ne tokat e tyre qe i donin aq shum sa qe as kush se bente
mend nje dit ti braktisi?
Shumë prej banorve te rrafshit iu kishte dhimbsur djaloshi i mjer e qe
kishin ndegjuar an e skaj vendit se nje bolle e madhe i perbin gjinen ne
ara dhe keshtu kishte shkaktu frik te madhe sa qe njerzit me s’guzonin
te dilnin fare në te korra.
Per at vit te korrat kishin perfunduar shum shpejt e njerzit te pa
mesuar me ket fenomen të pa njohur nuk dinin ende kujt me ju drejtuar
për te kerkuar ndihmë qe ti nxjerri nga kjo situatë.
Më në fund kishin vendosur qe të pyesin një falltore qe ishte bukur larg
e qe e konsideronin ate mbrojtëse te te tokave të mbar dardanis e te
q’do gjallese mbi ato troje. Fshatarët e quanin zoja jon e bekuar me sy
te bukur, Sybeli.
Krye plaku i fshatit kishte vendosur me tre pleq tjer te shkojn tek
falltorja e famshme dea e Dheut, mbrojtse te kafsheve shtepiake, siq i
thonin por ata shkonin per ti shpetua kafshet nga te ligat, syri i keq
prej njerzve por ket her ata shkonin te ajo me lut ate qe te bej diqka
kunder asaj gjallese te eger qe i tmerron dhe i mbyt njerzit.
Pra ne krye me kryeplakun ata shkonin me at shpres se falltorja do ju gjeje zgjedhjen qe nuk ’dinin si me ia ber ndryshe.
Kur mbërrin në Tushilë atje afer falltores fshataret per rreth e
drejtuan kryeplakun maje t’ni kodre ku shifej qe tymonte nje kasolle e
rrethekuar me gur e me një dritare të vogël qe mezi vrehej tymi qe dilte
nga andej. Nga dritarja falltorja i kishte pa dhe iu doli perpara
vizitorve te panjohur.
-O zonja jon e bekuar, ia nisi plaku. Sot t’kemi ra në der per me na dal
në ndihmë se, vetëm me keshillat e tuaja mund t'ia dalim qe te lirohemi
nga një perbindësh i eger qe s’na len dot as t’korrnat mi krye ne
fushat tona, qe ndoshta edhe ti ke ndegjua per kete boll?
-Po, kam ndegjua. Por un iu qes fall shtazve te shtepisë me i shpetuar
kur atyre iu bien ndonjë smundje e keqe por si me zhdukur at kafsh te pa
deshiruar un s’di tjeter bari sherues, vetem një gje e di; per me ju
shkua puna mbar ju duhet me dhan sakrifica.
- Si te na udhezoni ju zonja jon e bekuar, na trego se ç’të duhet të
bëjm se perndryshe ne kemi mbet pa buk sivjet, i thot kryeplaku.
Pritni pak sa te dhezi ni zjarr me dushk te malit e q’ka te thot tymi un
ua spjegoj, u thot ajo. Pas pak ajo e sjelli para tyre nje thes dushk
te terun, ia dha zjarrin me un t’oxhakut dhe filoj te meditoje duke
veshtruar tymin qe ngritej perpjet ne qiell. Nxoripastaj ne një kuti të
vogël prej druri nje grusht kryp dhe e hedhi ne zjarr qe menihere u
ndegjojshin krisme te krypes dhe nder koh pshtynte anash duke kthyer
koken kah tvizitorët e panjohur. Para se te shuhet zjarri, falltorja iu
tha se zoti ësht hidheru keq ndaj njerzve te ksaj toke se asht mundu te
behen njerzit ma te zot se sa vet zoti qe me plot dashuri e ka kriju ket
natyr ashtu si e keni gjet kur i keni qel syt se pari mbi ket tokë.
Ju nuk keni rrespektua rregullin qe zoti e ka kriju qysh perpara se
njerzit te vijn me jetue ketu, prandaj zoti ua ka dergue perbindshin qe
te mos ju lejoj kurr te qet në këto toka.
Nga egoizmi ju, keni tharë liqenjtë e zotit dhe tani mendoni se do perfitoni nga kjo tokë e zotit që ai t'jua fali këtë pabesi ?
"-Jo, kjo tokë s’ju takon kurrë njerzëve, vetëm mashtrohen se fitojn diqka por një ditë keni per ti paguar të gjitha mekatet "!
-Kur?- e kishte pyetur kryeplaku.
-Vetëm zoti e din, ndoshta tash, në kete moment, ndoshta neser kur
t’asht hana e plotë, ndoshta pas disa vitesh apo më von pas mija
vjetesh, zoti e di...
Mos u trembni pra se Zoti s’ju harron juve që e keni tharë kete vend,
nuk iu pelqeu ta leni ashtu sipas ides se tij ? Ndoshta ua ka marrur
mendja se më mirë është keshtu si sot qe e keni kurdisur se sa ai i
madhi Zot i gëzum qe, qysh në fillim e ka krijua me dashuri nga shpiri i
tij e ju keni marrur guximin per ta korigjuar doren e zotit ?
- Haaaaa, ç'ka mendoni ju ? A mos ndoshta keni harruar ?
Ata njerëz që ia kthyen shpinen zotit, prtap zoti nuk i harron, ai nuk
ngutet. Ç’keni ber tjeter te keçe, perpos qe i'a keni ndrruar pamjen
dheut kesaj toke, e shihni, ju nuk jeni Perendia ?
Shkoni tani, hajt pra se, si ’dihet, edhe mua mos po më gjàn ndonjë e
keqe me fajin tuaj, po perpiçem t' ju ndihmoj, po zoti ndoshta sma shef
per te madhe, e s'ma merr fuqin qe kam !
Kryeplaku vetem e ndegjonte pa ber zë fare. E dinte fort mire se vetem
me sakrifica ndoshta zoti do e zbut hidherimin qe i kishin shkaktua.
Kryeplaku e pa qe ishte e kote t'iu luste me tej falltores, ndrroj
mendejen dhe u kthyen nga ishin ardhur.
Duke u kthyer rrugës po atë ditë pleqnarët bien ne dert se qka me ju
than tash njerzve kur te kthehen se e dinin se sakrifica me askush nuk
donte te japi prej se kishin hapur kanalin dhe tharë liqenjt. Te gjithë
mendonin se tani erdhi liria dhe puna e madhe ishte kryer kur ter nje
popull e kishte kaluar gjysmen e jetes se tijë duke hapur kanale per te
pas një dit ardhmeri me te mir dhe nje jet te qet në paqe dhe te lumtur
ne token e tyre duke perfituar nga frytet e asaj toke të bekuar qe jeta e
tyre mvarej kryesisht nga deshira e popullit se a donin apo sdonin te
thajn token. Por tani perseri populli duhej te paguaj edhe njehere me
sakrifica lirin duke flijuar femiun e tij me te dashur.
A thua, a të jenë te pajtimit te gjithë ?
-Asgjë ! Nâ ka mbetur qe edhe këtë herë te japim gjak, keshtu na tha
falltorja e jonë, permes zonjes se bekueme...Para se te arrijn në fshat
pleqët, ata u moren vesh në mes veti diku në mal, që kur të kthehen atje
para fshatarve t'iu thojn atyre se gjoja zonja e Madhe ka predikuar,
për me qetsue zotin, që tua fali mëkatet që kan bërë njerzit në gropen e
tijë duhej flijua dike të gjallë. Më këtë plan, kryeplaku kishte nder
mend t’ju thotë fshatarve se me duart tona e kemi tharë liqenin e gropes
dhe atë kundër deshires së zotit dhe per ate zoti tani neve na e ka
derguar atë bishë të eger, perbindëshin, për të na denuar.
- Né duhet me fliua një djal t'ri, të zgjedhur me bast, për qdo vjet per hir të Zotit !
Pasi që perbindëshi të ngopej me viktimen e tijë të njomë ne fitojm të drejten me i vazhdue te korrnat, perndryshe do kthehemi maleve si perpara...
Ashtu edhe ndodhi. Me te mbrriur në fshat, pleqnaret para popullit ua
percollen fjalet e falltorës popullore qe te gjith ran në pajtim qe për
ç’do vit te nzjerret me short një djal i ri qe te flijohet në Fusha të
Mëllinjave.
Prapë, kur erdhi vera tjetër njerëzit posa u bënin gati për te korrur
grurin në ara ne muajin e të korrave, këtë herë te organizuar, një ditë
më par aty i kishin ftuar në logun e burrave djemt e ri për te hedh
shortin se kush prej tyre do zgjidhej viktima e perbindeshit për kët
sezon te korrave.
Pra, në logun e burrave pleqnohëshin te gjitha rregullat qe i kërkonte drejtësija e fshatarve aty u ndante e mira e e keqja ku pleqnaret gjykonin kritikonin
apo sqaroheshin me njeri tjetrin per ndo nje ngaterres apo per qfardo
grindje te pa pritur qe mos te perfundoje edhe më keq keta ndermjetsues
vepronin sipas ktij kodi te vjeter qe e quanin kanun i drejtave morale e
civike te jetes se banorve te gjdo fshati i dekretuar sipas urdherit te
princit.
Pas një fjalimi mbajtur nga kryeplaku qe te gjith e rrespektonin
vendimin e tij, ai iu tha edhe njeher te rinjve se poqese nuk e benin
ket flijim, kurr populli s'do e gjeje rehatin ne keto toka dhe gjithë
mundi per tharjen e likejve do shkonte huq nese nuk e zbatonin deshiren e
zotit qe te ushqejn perbindeshin me nje djalosh te ri. Dhe kishte than
se poqese ndermarrnin masa ndaj bolles per ta mbytur, zoti perseri do
hidherohet e do bejë edhe më keq.
Askush se dinte se ç'farë gjykimi tjeter do ndermarrte perendia ndaj
ktij populli që nuk zbatonte urdherat e tij. Disa gjenerata kishin
kaluar që nga kjo koh kur jeta e njerzve mvarej krejt nga puna ne ara
ramja e shortit e ndonje te riut per tu flijuar para gushes se
perbideshit dhe pastaj vinin te korrat e arave. Kështu vazhdonte jeta
nga viti në vit per çdo stin te re te korrave e ket here në log te
burrave shorti i kishte prap nje djaloshi të ri afër fushave të Njeriut
të mirë, i cili ishte dashuruar me par, ne një vajzë te bukur ku ajo e
priste me padurim diten e fejeses me te. As si qonin mendët andej se një
ditë basti do i bie atij, por qe tani në log të burrave kur kishte ardh
momenti me terheq kashten, ne vend qe te terhiqte kashten e gjat ku
jeta e tije do merrte kahje tjeter, basti kishte dasht ndryshe, keshtu
që Ariu e terhjek kashtën më te shkurtë nder tetëmdhjet tjerave.
Menjëher Ariut fytyra iu kishte z’verdhur ku pikë gjaku si kishte mbetur
në ftyrë. E kishte pa se se shpejti mbrenda javes duhej perfundej i ter
trupi i tij i ri ne mbrendi te perbindeshit e me e keqja ishte sed do e
leje te vetmuar te fejuaren e tij qe ia kishte dhën fjalen se në syrin e
pranveres që do vinte do të bashkoheshin pergjithëmon.
Të gjitha ato ditë të lumtura që i kishte kalur me Mriken s’arrinte dot
ti hiçte nga mendja e tijë dhe tër atë pasdite mendohej se ç’të bënte.
Patjeter se duhej të pranont ligjin e kanunit. Ai duhej të dali në
Fushën e Mëllinjave për të perfunduar si të gjithë të tjerët, s’do të
jet as i pari as i fundit. Basti i nxjerrur në logun e burrave ishte
detyrim i pa shmangshëm. Mandej ishte edhe tjetra. Dhimbja për familjën,
vllëzërit motrat shokët e feminis, farefisi, fushat e mbjellura e
cicerimen e zogjëve qe me s’do ti ndegjonte kurr, per tokën dhe qiellin
kët gjithësi pa kufi me yjet të panumerta, për hënën e diellin që me
kurr s’do ti shifte shkelqimin e tyre. Kishte dhimbje të madhe sidomos
për diellin! Ai nuk mundej te paramendoje se me kurr s’do të shofte
diellin me rrezet e tij te arta kur qfaqej çdo mengjes e deri në mbremje
kur perendonte për tu riqfaq te nesermen. I dukej gjatë, shum gjat ajo
nat pa dritë e tani pergjithmon do ti thoshte lamtumirën !
I dukej e pa drejtë që të mos nxehej më kurrë nga rrezet e diellit të shëndrritshëm.
Kur u kthye në shtëpi, e njohtoj familjen e tij se qe priste atë. Me
dhimbje të madhe iu versulen te gjith antarët e familjes se tijë. Per ta
qe nga ky qast ai ishte i humbur
pergjithëmon. Të nesermen, ai mori leje nga kryeplaku që te shkonte në
fshatin ti beje vizit se dashures se tij per her të fundit, ti thot
lamtumir njeher e pergjithemon. Nuk vonoi shum e u nis per te e fejuara e
tijë e bukur qe banonte pertej kodrave qe e pershkonin Fushën e
Mëllinjave. Ajo banonte në një shtëpi te vogël perdhese te mbuluar me
rrasa që i ngjante nje kasolle ku ajo jetonte ne gjirin familiar se
bashku me emen babain dhe dy vllezerit e saj me te vegjël. Tani ishte
afruar afer shtepis së Mrikës i lodhur nga rruga i shkonin ndiersët mbi
ftyr.
Pasi trokiti në der të shtepis se saj, sikur te dinte Mrika me vrap
ngurron për t’ia hapur deren Ariut, se sikur ia ndiente zemra se vetem
aj mund të jet. Aty fillon përqafimi e pergdheljet e dy të rinjve me
gëzim e lotë në sy, që nga pragu i shtëpis dhe perfunduan nën veranden
prapa shtepis nen hije te rrethekuar plot ne kopshtin me pem te
gjelbruara qe posa u kishin dalur frytet e vogla. Pasi qendruan një cop
herë në këmb, vajza i jep leje djaloshit qe te ulet ne shkam me tri kemb
pran saj afer vekut ku ajo pak me par kishte qen duke bër vek, një
stolisje të mrekullushme. Mbi pelhuren e bardhë qendisej një pejzazh i
pa perfunduar ku shifej nje imazh i bukur i maleve te shenjta te sharres
qe populli i quante Malet e Sharrit, që kan një formë si të dhëmbve të
sharrës që shtriheshin si vargëmale në pjesen lindore të dardanis. Ai
imazh tani ishte gravuar ne shtofin e lemuar si mbi një liqe t kthjellët
e të qet ku perzihej me rrezet e diellit dhe qiellit të kaltër me ret
qe e shoqeronin aty ketu. Pasi e vlersoi punëdoren e saj Ariu e uli
kokën nga se nuk mundi dot të mshefte dhimbjen qe e mundonte në shpirtin
e tijë ende të njom. Edhe Ajkuna e kishte vrejtur mënjëhere shqetsimin e
Ariut por s’dinte se si te zbuloje shqetësimin e tijë. Pas pak ajo u
ngrit për ti sherbye. I ofron një ujë të freskët se kishte shum etje
Ariu. Kur e piu ujin ajo i afrohet dhe ulet në prehën të tijë.
Ngadalë me duart e saja të njome ia pershkonte faqet, ballin e flokët e tij të gjata duke e shikuar drejt në sy.
- Po më duket se diçka po më mshef mbrenda në shpirt Ari. E di unë se ti
nuk je si hiret tjera. Më thuaj pra i dashur im q’ke, pse je kështu aq i
merzitur? - e kishte pyetur vajza mjaft e shqetësuar.
- E dashuraimeAjkuna, ofshani më në fund Ariu. Është shum veshtir për
mua. Me ditur ti se qka me pret e nesermja... Ta kam pas dhan fjalen se
do të martohemi pranverenvitin tjeter, por tash krejt ka marr fund per
mua se basti paska dashur te marri tjeter rrugë...
- Ari,ç’thua kështu, pse me ké genjyer ?- ia ktheu Ajkuna..
- Jo, e dashur unë s’po te genjejë por s’iq e din edhe ti, për ç’do
vjet nxirret para logut te burrave me short nga nje i ri për tiu
fliue perbindëshit ne fushen e mëllinjave e këtë here, pa lejen e
vllezërve kam pranua qe te dal në log të burrave se jam ma i madhi,
s’te kam treguar deri tani por kerkoj falje, kam veprua me kok ne
veti.
Në logun e burrave shorti me râ mua në mesin e tetmdhjet kashtave
tjera, unë e terhoqa kashten më te shkurtën se kështu Zoti e paska
shkru, jetë shkurtër ! S’kam si t'ia bëj tani, erdha për te parë
për herë te fundit...
U ngit Ajkuna nga vendi e zemrueme, ia ktheu shpinen Ariut, i foli atij me zë të lartë:
- Si nuk pate turp të më lëni kështu në këtë gjendje te vetmuar
? Si i dorzohesh atij perbindeshi pa tentuar fare qe te mbrohesh
me forcén qe ké ti?
- Ajkuna e dashtun, e si t’ia bëj ndryshe kundër një perbindëshi të
tillë? Edhe të tjerë djelmosha të fort si unë para meje kan râ viktim
n'atë fushë, s’do jem i fundit...
Në këto fjal të papritura vajza e shqetësuar per pakë se nuk e pushtuan
emocionet shpirterore te mbrendëshme në vaj por ishte me një karakter të
fortë dhe mjaftë guximtare.
U largua pak më tutje, disa hapa larg djaloshit e menduar doren mbi kok
dhe pas nje kohe ne qetsi ajo kthehet kah Ariu me një shikim qe ne syt e
saj ngjallej një shpres ndoshta e fundit.
- Prit,- i thotë Ajkuna, kam një ide!
Ajkuna e udhëzonte Ariun krejtë se q’ka duhej ndermerrte ai për të
mbrojtur nderin në Fushën e Mllinjave, duhej te flijohej për vendin e
tij !
Tërë natën edashura e tij kishte pergatitur planin për të nesermen qe
te shpetoje te dashurin e saj pa nderpre. Ajo jishte pre nje kemish
mjaft te gjer sa qe mund te mshifeshin nen te teha te mprehte kose qe
edhe qimen e flokut e prente pa e vrejtur fare.
Kur të nesërmen në mëngjes të gjith u pershendeten me djaloshin qe
kishte marr rrugen drejt vdekjes ku atje posht ne fusha të mbjellura me
grur ku e priste perbindeshi i madh per ta gelltitur të gjall! Mbasi të
gjithe i dhan doren te afermit dhe shokët e tij, mandej tërë familja
para pragut te shtepis, me lot në sy e percillnin të dashurin e tyre
në rrugën pa këthim, vetem Ajkune mbahej anash dhe fshihte lotët e
saj nga emoxinet, pa ditur ende se si do perfundonte i dashuri i
saj...
Ariu duke hecur me hapa të ngadalsuar drejtë vdekjes, zbriste poshtë
në fusha. Pak më tutje kur mbërrin tek një gardh me therra mjaft i lart
fshehurazi e dashura e tij i del perpara. Shpejt e shpejt ajo i jep
shenj qe te deshi këmishen e tijë te re qe nena ia kishte ber gati.
Pastaj ia lidh per së gjati në gjokës tri kosa të bashkuara ngatas njera
pas tjetres, tri mbrapa shpines dhe nga dy kosa nen sqetulla, mbi to më
në fund ia veshi një këmish të gjër të bardh si bora qe e kishte punuar
gjat natës dhe shpejt e shpejt e përqafoi atë.
- Shko tani në fushë betej e dalish faqebardh, zoti te ndihmoftë !- i
tha Ajkuna, e djaloshi u drejtua kah arat me grurin e mbjellun qe aty do
te qfaqej se shpejti bolla gjigante me bisht te gjatë e pupla mbikokë.
Si herët tjera, gjithmon bolla para se te sulmonte viktimen e tij ajo e
ngriste kokën lartë dhe hynte nën hipnozë, e nëse viktima tentonte më
ndonjë mjet të mbrohej, menjëhere ajo e sulmonte atë me bishtin e saj të
gjatë, e neutralizonte viktimen. Djelmoshat e zgjedhur me short
asnjeher s’kishin tentuar të mbroheshin fme ndonjë armë fare se kështu
duhej rrespektuar rregulli i pleqnarve. Dikush duhej sakrifikue jeten
patjeter në fushen e mëllinjave. Si viteve tjera pra edhe ket her bolla
kishte ngritur koken lartë, t’kurrej pastaj hidhej me një shpejtësi të
madhe mbi trupin e vektimes. Mbështillet rreth trupit të djaloshit dhe e
shterngon më terë fuqin dhe per nje qast ajo u shpernda sa qel e mbyll
syt ne copa-copa mbi grurin e pa korrur. Kurse mbi këmishen e Ariut
dilte ende gjaku i perbindëshit.
Kështu që tani kishte perfunduar tmerri njëher e pergjithëmon mbi Fushat
e Mëllinjave në keto toka të Kosovës së vjetër legjendare !
Thuhet se më vonë këta dy të rinjë martohen e kalojn së bashku një jetë
të gjat e të lumtur si në prrallza.Thuhët se kishin lân shumë
trashigimtar !
Pershtatur nga Kreksi, sipas një gojdhane popullore, botuar nga autori Halil Kajtazi
*********************************************************************************
Lexues te dashtun, këtu poshtë e shtuam edhe versionin mitik te Urës së
Shenjtë në traditen popullore qe percillet përmes folklorit ne viset e
Kosovës, një version i ngjajshëm edhe me Rozafën e Shkodrës.
=URA E SHEJTE=
Tre Hasjan ne kam jan çue, Tre vllazni kokan qillue, Nermjet veti jane besatue, Uren e Shejte do `m`e marue.
Shkojn te Ura djemt me punue, Ka ni kat n`dite zidin tye que, Plot tri vjet n`Ure kane punue, Diqka naten zidin ty jau rrexue!
Nuk po mujne qemer me i vnue. Ni nate Uren djemt e kan rue, S`kane pa kene zidin tye rrxue, I kane pa gurzit tuj fluturue,
Besa djemt kokan frigue, Sabah Zoti e ka zbardhue, Sabah Zori kur pe ban, Ni plak dervish Zoti pe qone: Puna mare ju tre hasjane
- Puna e mare, plak, spo na shkon, Pune e mare sa tuj na shkue, Qe tri vjet jemi tuj punue, Qemer ures spo mujme me i vnue,
Ka ni kat zidin jem tu e que, Dishka naten asht ty na e rrexue, Ni nate,
naten, o plak e kemi rue, S`kem pa kan zidin ty e rrexue,
I pashim gurzit tuj fluturue. Plak dervishi ju ka kallxue: - Nermjet
veti ju me u besatue, Grave n`shpi mos me u kallzue, Qajo grue dreke qi
vjen me prue,
Kurban t`ures me marue ! Nermjes veti jane besatue, Grave n`shpi mos me u
kallxue, - Ejvalla djem po due me que, - Ejvalla o babe Dervish,
Pa lue venin po u hupe pej sysh. Te tre djemt kokan hutue, E lane punen
ne shpi jane shkue, Vllau i madhe kofte marrue, Grues s`vet i kish
kallxue.
- Mos gabo drek me prue, Kurban t`Ures kem me t`marue ! Vllau i dyte
kofte marrue, Edhe ai grus i ka kallxue, - Mos gabo drek me prue,
Kurban n`Urë kem me t`marue ! Vllau i vogel kofte bekue, Grus vet hiq si
ka kallxue, Zabah Zoti e ka marue, Shkuen te Ura djemte me punue.
Qat nate zidi nuk koka rrexue, Vllau i vogel qi ska tregue. Vakti i drekes koka afrue, Nana e djemve ne kame nau que,
- Reja e madhe e jeme bi, Qojau buken djemve t`mi ! - Ah moj nane tha me
t`kallxue Dhimte e nishkit m`kan rroke mue, Nuk po muj venin me lue.
Rejes dyte i ka kallxue, - Dreken n`Ure ti sod me que ! Ah mori nane ty
me t`kallxue Dhimte e madhe m`ka marre mue, Nuk po muj pej venit me lue,
Tybe s`muj buken me que. - Réjes s'vogel, i tha, e jeme bi, Qomjau buken
sod djemve t`mi ! - Po po i thote e lumja nane, Qite djale pergjini qe e
kam,
Amanet, ty due me te lane, Kqyrma nane mos t`um kane, Mos t`ma marrin gjaja neper kame, Rujma nane mos t`bjen n`bunar !
- Mos kie gajle, loke, ja bane. Shkon e vjen, shnosh e mire e gjane.
- A po ngon , tha , e lumja nane, Ni anderr t`shtire e kam pa prame, Kite oborr ma se shkeli me kame ! - Eme re oj bi na i ka thane,
Anrres t`nates qysh po i beson ? Nana buken gati pe bane, Reja nise me buke o kane. N`gjyse te udhes kur po shkone,
Ni zerzele Zoti pe qone, Koka nale, e ngrata, po pushon, Javashite zerzelja ish kane, Pe merre buken e po t`fillon,
Drejt n`Ure te Shejt ajo po shkon. - Puna e mare, more kunete, jau bane !
Mare per ty, mori nuse, ska me kane, Varrin tane po ta marojme !
Qe tri vjete n`Ure qi punojm, Qemer Ures s`un po i vnojme. S`mujme qemer
Ures me i vnue, Pe lype Ura kurban ni grue. -Hajrli kofte more kunete
jau bane,
Per kurban tybe s`jam pishman. Amanet o kunet ja u bane, Ni djal t`vogel n`shpi e kam lane. Dikush djalin me shkue m`e marre,
Due pak gji sabis me ja dhane. Po shkojn djalin e kane marre, Nuses n`prehen ja kane lane. Te dy gjinat ja paska dhane,
Me shuplak floket po ja lmon. - Mjera nana loke ja bane, Jetim t`vogel nana don me t`lane ! Me nafak ishalla kie me kane,
Ju rritsh nanes ju befsh taman, Me sunue, ishalla, venin tane. - Ore
kunet gruja ju ka thane, Babes e nanes selam m`u ba, Ni moter t`madhe ne
shpi e kam lane.
Burrit tem qata me ja dhane, Fort besnik ky koka kane, E ka majte besen
qi e ka dhane. - Amanet kunete ju ka thane, Njanin gji jasht me ma lane.
Lemna jasht tha njanin gji, Kur t`merr vajin qaj djale sabi, Hjek merzi
ai me gji te e mi, Ja oôZôt bajke, koka que ne kame, Me bismele ne vôrr
po shkon.
Me tekbir kryet po ja shkurtojne, Permi to zidin pe marojn. Qemer Ures
po mi vnojne, Njanin gji jashte ja kan lane, Sot e ate dite aty tamel
kullon.
*****************************************************************************
Falemenderojmi Marjan Doda icili na shtoj këtë këngë në vargje, lexim te kendshëm, ju faleminderit.
Marr nga libri ” Kenge Popullore ”
Kënduar nga Salih e Feriz Krasniqi
Shtepia Botuese “FAIK KONICA” prishtin 2007
Web: http://vatrahasjane.al/welcome/2011/...res-se-shejte/
PërshtatipërRenesancën ilire Dardan Leka
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire