dimanche 5 mai 2013

A duhet te marrim guximin që ta korrigjojmi Barletin ?

A duhet te marrim guximin që ta korrigjojmi Barletin ?

Fjalen e kemi këtu në lidhje me toponimet dhe emrave tjerë te njerëzve, mendoj se duhet te rishikohet Barleti.Pa dyshim se, Barleti konsiderohet si burimi i parë i historisë së Skenderbeut, por, kurrësesi nuk duhet te themi se Barleti ishte "bashkohës i Skenderbeut" gjë që është e pa sakët, Marin Barleti ishte vetem 8 vjeçar kur vdes Skenderbeu, prandaj...nuk mund te themi se ky autor ishte bashkohës i Skenderbeut, dhe perpos kësaj, Barleti u largua nga Shqiperia qysh i ri, pas rrethimit te Shkodres, 1478, ne moshen 17 vjeçare... siç nxitojnë disa historianë tanë, prandaj duhet evitohen këto gabime;
Mirëpo do flasim në këtë tem arsyet e rishikimit te emrave te vendeve nga Barleti(do flasim edhe per emrin
Voizava) por këtë herë do ti analizojmi edhe njëhere nga fillimi dy toponimet;
=POLOGI= dhe...
=TRIPALDA= qe disa autorë gabohen shumë rreth këtyre dy interpretimeve;
Së pari PoLogu, që më një veshtrim më të prerë, emri "polog" ndahet, nuk është emër vendi, por tregon perafersishtë rrethin e një vendit;
=PO= do thotë;= tek/ té, afër...nga gjuha arumune apo vëllahe që nuk duhet ta konsiderojmi si gjuhë e sllaveve por gjuhë e veçantë e folur nga vëllahët.
=LOG= log, ose Lugi/Lugu, apo Lug, janë emra me kuptim shqip mirëpo parashtesa është vllahishte "po" gjithnjë iu shtohet një =po= para emrit, te shumten e rasteve, si psh, tek mali:
=PO STENA= me kalimin e kohës mori në fund emrin;
= POSTENAN= që do thotë, fshati bri Kodre/ Stene/kérrshi ose Shkambi, pra, Té Shkambi shqip...

Mendoj se, edhe tek Barleti ka perplotë gabime te interpretimeve te vendeve, njashtu si edhe;
=VALIKARDI= që duhej te ishte;
=Bali-Khardhi=Gardhi i Lugines=bali=vali, vallé/ lugina/lugi......
Duhet te kuptohemi se, ne shumë raste, tek ata popuj që nuk kishin mundesi te shkruanin emrat e vendeve te tyre, gjithemon këto toponime interpretoheshin nga te tjeret, pra ata qe njihnin shkrimin...dhe, ne shume raste, gerrma "B" shqiptohet "V" e nganjëhere edhe "P"..


Një autor i njohur i historisë per Skenderbeut këtu në forum, nuk kishte arritur ta identifikonte emrin;
=Vitolina= që ishte;
=Bitoli=Manastiri etj..
Poashtu kemi dilemat(dyshimet) se, emri tripalda qe e hasim tek Barleti e që diskutohet ende, ku disa japin interpretime edhe më të luhatshme si;
=TRIPALDA= disa tjerë ngatrrojnë me fisin e Tribalve..
=TRIBALDA= mirëpo , mendoj se ka gabime në te dy interpretimet, si tek =POLOG= njashtu edhe këtu me toponimin TRIBALI që per mendimin tim, te kerkohet emri i Tribalve në rrethin e Dibres është diçka e pa mujtun, sepse kurrfare lidhje asnjëherë nuk pati kjo pjesë e Maqedonisë me Tribalët e famshëm të Ilirisë, edhe se, dihet që, më vonë, vendet që pushtuan serbët, banoret i quanin Triballi..por jo kurrësesi edhe pjesen jugore te Maqedonisë..


Sipas disa autorve tjerë, toponimi qe e gjejmi tek Barleti, Tribalda apo "Vojsava Tripalda e Pologut" ... edhe Tripalda apo Tribali është gabim i interpretuar apo së paku, i shkruar gabimisht tek Barleti;
Tek një autor tjetër gjejmi një toponim më të besueshëm dhe perputhet perafersisht me toponimin qe e hasim tek Barleti; Autori rumun, Bolintineanu e permend një toponim me emrin;

=TRIPOLOJDIT= dhe kur mundohemi t'ia gjëjmi spjegimin në shqipe, patjetër se duhet të kemi kujdes tek prefiksi="PO"= se aty kemi më parë edhe rrokjen =TRI= që për mendimin tim është interpretim i huazuar nga trakishtja e vjetër, ku =BRI- quhej vendi nën shtruherë, bri një shpati apo kodre, pra, BRI e VRRI janë te afërme, na mbetet rrokja tjeter qe ta zberthejmi;
=POLOJDIT= siç e permendem me siper rastin tek;
=STENA= shkâmbi/krrshi.. iu shtua "PO"-ja "stenhes"
=POSTENAN=
= PO VROKOT, u shëndrrua në VRO KOT, POLEANA, PO LEANA, etj...poashtu edhe tek;
=Po LOJDIT= ose TRIPOLOJDIT= e shohim se i ngatrrohet shumë lehtë në dy toponimet e Barletit, edhe për;
=PO LOGU-t= edhe për
=TRI BALDA-t = apo
=TRI BALDA= (kêtu tek barleti shihet se i mungon skajorja ne dy rastet; -it- si dhe -ut- që shipja i pervetson dhe e konfitrmon
autori rumun tek toponimi TRIPOLOJDIT apo =POLOJDIT= ku kemi -it me rrjedh nga shqipja.
=TRI BALDIT= it
=TRI PO LOJDI T=Bri/rrënxë LOJDIT:
=BRI PO LOJDI T= Pra një vendë në rrethin e Lojdit ?
=Palda= dhe =Balda, a nuk na duket mjaftë te peraferta ?
=Tribolojdit=nuk ka kurrfrarë lidhje me Tribalët e Barletit në krahasim në këtë rast nga ky burim i autorit rumun Bolintineanu, por më afër i mbetet emrit të një lokaliteti të këtyre anve, sesa toponimi Tribald-et apo Tripald-et...
Sido që ta quajmi këtë toponim, pa marrur parasysh se kuptimi iu është dhënë në gjuhën vëllahe, vertetohet se ky toponim mbetët i permendur nga shqiptarët siç e vrejmi, emri Tripolojdit perfundon mê -dit, kjo skajore "dit" apo "ut" është e veçant vetëm tek gjuha shqipe, si shembull, Librazh-dit, polog-ut, Berat-it, etj, perfundimi me "t" verteton se edhe Polojdit ishte ishte i banuar me shqiptar.