vendredi 12 juillet 2013

Arben Lalla dhe Autoktonia shqiptare greke e tij..

Shqiptaret autoktone ?





Nga:Arben LALLA:Edhe pse deri më sot libri më i vjetër që është shkruar në gjuhën shqipe mbetet vepra e Gjon Buzukut “MESHARI”, shumë studiues të huaj dhe shqiptar kanë nxjerrë përfundimit se gjithsesi, ka pasur edhe ka ende shkrime të pazbuluara në gjuhën shqipe të shkruara me shkronja latine por edhe me shkronja greke.

Arben Lalla:Mirëpo mundësitë për gjetjen e dëshmive për ta vërtetuar këtë teori janë jashtëzakonisht të pakta sepse fqinjët tanë të afërt dhe të largët janë “kujdesur” që këto dëshmi të konservohen për të mos dalë kurrë në dritë. Një dëshmi për ekzistencën e librave të shkruara në gjuhën shqipe para vitit 1555 na sjell Peshkop Gulielm i Barit, i cili në librin e tij “Përshkrime Udhëtimesh ”(Directorium ad passagium faciendum) më 1332 shkruan: “Ndonëse shqiptarët kanë një gjuhë tërësisht të ndryshme nga latinishtja, në librat e tyre përdorin, veç të tjerash, shkronjat latine”.
Por ku shkuan këto libra, këto dëshmi?!

Arben Lalla: Shumë studiues të huaj por edhe shqiptar tekstet e gjetura deri më sot të shkruar nga arvanitasit i quajnë të rralla dhe të çmuara sepse shumë pak kanë dalë në dritë dokumente që tregojnë se edhe arvanitasit në Greqi kanë pasur letërsi në gjuhën e tyre amtare shqipe. Por ne nuk jemi të këtij mendimi se arvanitasit nuk kanë pasur letërsi të gjerë ashtu si arbëreshët e Italisë. Sepse gjatë kërkimeve tona disa vjeçare kemi gjetur shumë shkrime të panjohura deri më sot nga lexuesi shqiptar ku tregohet se edhe arvanitasit që në vitet 1860 e në vazhdim kanë botuar nëpër revistat dhe gazetat në Greqi shkrime në gjuhën shqipe me shkronja greke. Pra historia për letërsinë e arvanitasve të Greqisë nuk njeh vetëm përpjekjet e Panajot Kupitorit dhe Anastas Kulluriotit, por edhe të shumë arvanitasve të tjerë që në shumicën e rasteve kanë shkruar me pseudonime dhe jo me emrat e tyre të vërtetë.

Arben Lalla:Para pak kohësh studiuesi grek me origjinë shqiptare Niko Stylos nga Preveza e Çamërisë rizbuloi fjalorin greqisht-shqip të arvanitasit Panajot Kupitorit të cilin në vitin 1882 e bleu konsulli francez në Janinë Augusto Dozan. Në vitin 1926 këtë fjalor e ribleu Ndërmarrja Historike dhe Etnologjike të Greqisë. Më tej fati i fjalorit të Panajot Kupitorit nuk dihej, mbeti i konservuar në “harresë”, për të dalë në dritë vetëm pas rreth 80 vite nga Niko Stylos.
Duke pasur parasysh këto fakte, filluam të kërkonim nëpër arkiva të ndryshme gjatë kohës kur jetonim në Greqi. Nëpër institucionet greke vështirësitë ishin të mëdha, kur bëhej fjalë për dokumente historike që i përkisnin të kaluarës dhe lashtësisë së popullit shqiptar. Vetëm në disa biblioteka private te miqtë tanë arvanitas dhe në arshivën e Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë gjetëm disa dëshmi që deri para disa kohësh nuk ishin të njohura dhe të botuara në gjuhën shqipe për studiuesit dhe lexuesit shqiptar. Njëra nga këto dëshmi është gazeta greke, ”TO MEËËÏÍ ÔÇÓ ÐÁÔÑÉÄÏÓ“ (E ARDHMJA E ATDHEUT) e 29 dhjetorit të vitit 1860 ku në faqen e parë të kësaj gazete është botuar një fjalim parazgjedhor i atij viti në gjuhën shqipe me shkronja greke.

Arben Lalla:Zbulimi i këtij dokumenti historik, ka një rëndësi të madhe meqenëse është një nga dëshmitë e pakta të shkrimeve në gjuhën shqipe me shkronja greke në shekullin e XIX që kanë shpëtuar deri më sot, pasi kërkuesit e shkrimit të gjuhës shqipe, siç e kemi thënë në përgjithësi, janë marrë kryesisht me mbledhjen e këngëve dhe të përrallave gojore të folklorit arvanitas. Po ashtu gjetëm edhe një poemë me 430 rreshta në gjuhën shqipe. Ky krijim i madh vjershëtor, ishte botuar në maj të vitit 1889 në revistën “ÁÐÏËËÙÍ”(APOLLON), në Pire të Athinës.
Gjatë leximit të librit “Shqiptarët dhe e ardhmja e tyre në greqizëm, me shtesë mbi grekovllehët dhe bullgarët”, të autorit grek Thomas A. Paskidhis botuar në vitit 1879 në Athinë, gjetëm dhjetë faqe të shkruara në gjuhën shqipe me shkronja greke. Interesant është fakti se autori pasi shkruan për shqiptarët, grekovllehët dhe bullgarët në gjuhën greke, mendimet që thotë për shqiptarë i boton edhe në gjuhën shqipe me alfabetin grek në libër. Libri që deri tani nuk është i njohur që përmban dhjetë faqe në gjuhën shqipe përbëhet prej 50 faqesh dhe i kushtohet Shën Kozmait, babait të përhapjes së greqizimit në Ballkan dhe në veçanti në Shqipëri.
Sot ne nuk e dimë se çfarë e kanë shtyrë autorin e librit Thomas A. Paskidhis të botojë në gjuhën shqipe mendimet për shqiptarët edhe pse nuk i ka botuar mendimet për grekovllehët dhe bullgarët në gjuhët e tyre amtare!
Arben Lalla:Por besoj me rëndësi është se kemi të bëjmë me fakte të pamohueshme se gjuha shqipe në Greqi ka pasur një përdorim të gjerë nga popullata dhe këtë e tregojnë dokumentat e gjetura të cilat pasurojnë atë boshllëk të madh që ka ekzistuar më parë për letërsinë e shek.XIX të arvanitasve(shqiptarëve) të Greqisë. Mendoj që mbi pasionin të dalë vlerësimi objektiv i këtyre fakteve po sjellë për lexuesit parathënien e shkruar në gjuhën shqipe të cilën jemi munduar ta përshtatim sa më mirë transkriptimin nga shkronjat greke në shkronjat latine që shkruhet sot zyrtarisht gjuha shqipe. Por përsëri jemi të mendimit që tek-tuk ka ndonjë pjezës apo fjalë të pa transkriptuar mirë duke pasur parasysh që çdo arvanitas apo shqiptar kur shkruanin deri para Kongresit të Manastirit në nëntor 1908, përdornin alfabete të ndryshëm dhe shpeshherë shpiknin shkronja të veçanta gjë që sot na e bënë të vështirë zbërthimin e një fjale me këto shkronja të shpikura.
Çfarë përmban teksti prej dhjetë faqesh

Libri “Shqiptarët dhe e ardhmja e tyre në greqizëm, me shtesë mbi grekovllehët dhe bullgarët”, i autorit grek Thomas A. Paskidhis botuar në vitit 1879 në Athinë përmban mendime të të huajve për shqiptarët si dhe mendimet e vetë autorit.

Shqiptaret autoktone ?

"Nga leximi i librit dalin qartë mendimet e shumë studiuesve të huaj dhe të Paskidhit se shqiptarët janë pellazgë dhe grekët e lashtë janë ardhës pas shqiptarëve në Ballkan"?!= gënjeshtra, mashtrime zoti Arben Lalla, pse ?

Shqiptaret autoktone ?

Në libër autori u bënë thirrje shqiptarëve ortodoks dhe mysliman që të bashkohen me grekët për luftuar pushtuesit turk ?

Shqiptaret autoktone ?

   "Interesante është fakti se Thomai A. PASKIDHIS shkruan se shqiptarët janë autokton në Ballkan dhe tokat e tyre shtrihen deri në Bosnjë ?=Pse gënjeni zoti Llalla ?

Qe këtu se ç'ka thotë Thomai A. PASKIDHIS, shkrimin që ju e keni fshehur dhe duhet shtrojmi pyetjen për ç'farë arsyeje e bëni këtë, kur ju ia fshëhni te verteten lexuesit shqiptar ? 

Letra   apo Memorandumi i Paskadhis, nuk ka kurrefarë dallimi nga ai i Qubrilloviçit: “Kurë Shqipëtaët te mo leftojnë përmi Elladhën ne do Sulltani, letë leftonjë ne ertht ashke i Ellinevet ne visët tanë jivë ta falnë edhe te qendroni me Ellinete. Ne judhëntë Sulltani (Padisahu) armë edhe plaçkat e luftës qe te lëftoni përmi Ellinete, te mos imirni, se ot pësoni ato qe pësuan Boshnjakët me Austrinë. Dotë vriti, dotë skllavosën fëmija tuaj, edhe dot ndaet ne njerëzinë gjeja tuaj. Ellinete kani Nome te mirë edhe të mbeti me hata. Kam amandi qe to rroni.=(deshiroj te jetoni por...nd.kreksi)
"Po ne doni qe te idhi te ngrit eti vini në Imbrëtëri te Turqisë shisni terë gjenë tuaj, edhe shkoni ne Stamboll !
Kashtu te kini uratën timë te terë qe te mos leftoni me Ellinete”.

 "O Shqiptarai Pëllazgoj "!
"Ata të parit qe erdhë katu janë ata të vendit se Jafëthit i a Japetit, ata qe quhen ndryshe Pellazgoni, ia fara e Japëtonit, pas Pendarit edhe Psodhon edhe ate te pa vdekurit Omiroit.
"Kata zbritën si edhe nga e të tjerë vise ta Anadholit, po mëtepr nga i Kaukaz, ku "eshtë nji hora emadhe", qe quet edhe tani Allvania Pari, edhe nji udhë Portat e Allvanisë, nga Alvet ia Alpet, Malëtë Vardha, qe sandemi pastai edhe emri i miletit Allvanoi". _v=duhet lexohet B, (nga kreksi)

"Alv edhe Alp, si pas gjuhis Gotthisë, Këltisë edhe Dakisë, podhë si pas Ellinisë, Mali Vardha".
Pëllazgoni ia Plleqi qindruanë Thrasë ëdhe Maqedonën, po si ëdhe të siprëmën ëdhe të poshmën Moisinën, edhe terë Shqipërinë edhe, Ipiro-Thessalinë si ëdhe pastaj Attikinë, edhe Viotinë ëdhe metë shumat Nisi t’ Adhrisë, te Jonisë edhe Ajgesë".

...Shqiptaret autoktone ? ... ku e lexuat këtë ?  ai thote erdhen nag Albania e Kaukazit, qellimishte..e  Llalal  e thote krejte ndryshe  ketu ne shenimin e tij, ia mbulon te zezat ketij vellaut  et Qubrilloviçit...

I shihni mashtrimet ? 

Thomai A. PASKIDHIS   edhe tregon se, shqiptaret barabart me prejardhje Pellazge, njashtu si edhe helenet, erdhen nga Albania e Kaukazit(njashtu si thotê edhe teza  serbe) kurse  Arben Llalla ketu e shtrembron, duke thene se  gjoja Thomai A. PASKIDHIS  ka thëne se, "shqiptaret jane Autoktonë !
Kjo nuk ështe normale, ose mundohet te na mashtroje neve, ose e  bene nga injoranca e  tij  këtë, ketu eshte nje kurth greke me kete teorine pellazge, qe  do ia shohim sherrrin, mire  eka thene Akademia jone, kur se  degjon nenen e  degjon njerken, kjo eshte thike pas shpines !=Kreksi; kjo eshte e tmerrshme..

Arben Lalla::Edhe pse deri më sot libri më i vjetër që është shkruar në gjuhën shqipe mbetet vepra e Gjon Buzukut “MESHARI”, shumë studiues të huaj dhe shqiptar kanë nxjerrë përfundimit se gjithsesi, ka pasur edhe ka ende shkrime të pazbuluara në gjuhën shqipe të shkruara me shkronja latime por edhe me shkronja greke. Mirëpo mundësitë për gjetjen e dëshmive për ta vërtetuar këtë teori janë jashtëzakonisht të pakta sepse fqinjët tanë të afërt dhe të largët janë “kujdesur” që këto dëshmi të konservohen për të mos dalë kurrë në dritë. Një dëshmi për ekzistencën e librave të shkruara në gjuhën shqipe para vitit 1555 na sjell Peshkop Gulielm i Barit, i cili në librin e tij “Përshkrime Udhëtimesh ”(Directorium ad passagium faciendum) më 1332 shkruan: “Ndonëse shqiptarët kanë një gjuhë tërësisht të ndryshme nga latinishtja, në librat e tyre përdorin, veç të tjerash, shkronjat latine”.



Por ku shkuan këto libra, këto dëshmi?!

Arben Lalla:Shumë studiues të huaj por edhe shqiptar tekstet e gjetura deri më sot të shkruar nga arvanitasit i quajnë të rralla dhe të çmuara sepse shumë pak kanë dalë në dritë dokumente që tregojnë se edhe arvanitasit në Greqi kanë pasur letërsi në gjuhën e tyre amtare shqipe. Por ne nuk jemi të këtij mendimi se arvanitasit nuk kanë pasur letërsi të gjerë ashtu si arbëreshët e Italisë. Sepse gjatë kërkimeve tona disa vjeçare kemi gjetur shumë shkrime të panjohura deri më sot nga lexuesi shqiptar ku tregohet se edhe arvanitasit që në vitet 1860 e në vazhdim kanë botuar nëpër revistat dhe gazetat në Greqi shkrime në gjuhën shqipe me shkronja greke. Pra historia për letërsinë e arvanitasve të Greqisë nuk njeh vetëm përpjekjet e Panajot Kupitorit dhe Anastas Kulluriotit, por edhe të shumë arvanitasve të tjerë që në shumicën e rasteve kanë shkruar me pseudonime dhe jo me emrat e tyre të vërtetë.
Arben Lalla:Para pak kohësh studiuesi grek me origjinë shqiptare Niko Stylos nga Preveza e Çamërisë rizbuloi fjalorin greqisht-shqip të arvanitasit Panajot Kupitorit të cilin në vitin 1882 e bleu konsulli francez në Janinë Augusto Dozan. Në vitin 1926 këtë fjalor e ribleu Ndërmarrja Historike dhe Etnologjike të Greqisë. Më tej fati i fjalorit të Panajot Kupitorit nuk dihej, mbeti i konservuar në “harresë”, për të dalë në dritë vetëm pas rreth 80 vite nga Niko Stylos.
Duke pasur parasysh këto fakte, filluam të kërkonim nëpër arkiva të ndryshme gjatë kohës kur jetonim në Greqi. Nëpër institucionet greke vështirësitë ishin të mëdha, kur bëhej fjalë për dokumente historike që i përkisnin të kaluarës dhe lashtësisë së popullit shqiptar. Vetëm në disa biblioteka private te miqtë tanë arvanitas dhe në arshivën e Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë gjetëm disa dëshmi që deri para disa kohësh nuk ishin të njohura dhe të botuara në gjuhën shqipe për studiuesit dhe lexuesit shqiptar. Njëra nga këto dëshmi është gazeta greke, ”TO MEËËÏÍ ÔÇÓ ÐÁÔÑÉÄÏÓ“ (E ARDHMJA E ATDHEUT) e 29 dhjetorit të vitit 1860 ku në faqen e parë të kësaj gazete është botuar një fjalim parazgjedhor i atij viti në gjuhën shqipe me shkronja greke. 
Arben Lalla: Zbulimi i këtij dokumenti historik, ka një rëndësi të madhe meqenëse është një nga dëshmitë e pakta të shkrimeve në gjuhën shqipe me shkronja greke në shekullin e XIX që kanë shpëtuar deri më sot, pasi kërkuesit e shkrimit të gjuhës shqipe, siç e kemi thënë në përgjithësi, janë marrë kryesisht me mbledhjen e këngëve dhe të përrallave gojore të folklorit arvanitas. Po ashtu gjetëm edhe një poemë me 430 rreshta në gjuhën shqipe. Ky krijim i madh vjershëtor, ishte botuar në maj të vitit 1889 në revistën “ÁÐÏËËÙÍ”(APOLLON), në Pire të Athinës.
Gjatë leximit të librit “Shqiptarët dhe e ardhmja e tyre në greqizëm, me shtesë mbi grekovllehët dhe bullgarët”, të autorit grek Thomas A. Paskidhis botuar në vitit 1879 në Athinë, gjetëm dhjetë faqe të shkruara në gjuhën shqipe me shkronja greke. Interesant është fakti se autori pasi shkruan për shqiptarët, grekovllehët dhe bullgarët në gjuhën greke, mendimet që thotë për shqiptarë i boton edhe në gjuhën shqipe me alfabetin grek në libër. Libri që deri tani nuk është i njohur që përmban dhjetë faqe në gjuhën shqipe përbëhet prej 50 faqesh dhe i kushtohet Shën Kozmait, babait të përhapjes së greqizimit në Ballkan dhe në veçanti në Shqipëri.
Sot ne nuk e dimë se çfarë e kanë shtyrë autorin e librit Thomas A. Paskidhis të botojë në gjuhën shqipe mendimet për shqiptarët edhe pse nuk i ka botuar mendimet për grekovllehët dhe bullgarët në gjuhët e tyre amtare!
Arben Lalla: Por besoj me rëndësi është se kemi të bëjmë me fakte të pamohueshme se gjuha shqipe në Greqi ka pasur një përdorim të gjerë nga popullata dhe këtë e tregojnë dokumentat e gjetura të cilat pasurojnë atë boshllëk të madh që ka ekzistuar më parë për letërsinë e shek.XIX të arvanitasve(shqiptarëve) të Greqisë. Mendoj që mbi pasionin të dalë vlerësimi objektiv i këtyre fakteve po sjellë për lexuesit parathënien e shkruar në gjuhën shqipe të cilën jemi munduar ta përshtatim sa më mirë transkriptimin nga shkronjat greke në shkronjat latine që shkruhet sot zyrtarisht gjuha shqipe. Por përsëri jemi të mendimit që tek-tuk ka ndonjë pjezës apo fjalë të pa transkriptuar mirë duke pasur parasysh që çdo arvanitas apo shqiptar kur shkruanin deri para Kongresit të Manastirit në nëntor 1908, përdornin alfabete të ndryshëm dhe shpeshherë shpiknin shkronja të veçanta gjë që sot na e bënë të vështirë zbërthimin e një fjale me këto shkronja të shpikura.
Çfarë përmban teksti prej dhjetë faqesh
Arben Lalla:Libri “Shqiptarët dhe e ardhmja e tyre në greqizëm, me shtesë mbi grekovllehët dhe bullgarët”, i autorit grek Thomas A. Paskidhis botuar në vitit 1879 në Athinë përmban mendime të të huajve për shqiptarët si dhe mendimet e vetë autorit. Nga leximi i librit dalin qartë mendimet e shumë studiuesve të huaj dhe të Paskidhit se shqiptarët janë pellazgë dhe grekët e lashtë janë ardhës pas shqiptarëve në Ballkan. Në libër autori u bënë thirrje shqiptarëve ortodoks dhe mysliman që të bashkohen me grekët për luftuar pushtuesit turq. Interesante është fakti se Thomai A. PASKIDHIS shkruan se shqiptarët janë autokton në Ballkani dhe tokat e tyre shtrihen deri në Bosnjë. Përmend se shqiptarët banojnë në Mal të Zi, Mitrovicë, Novi Pazar, Prizren, Klement, Mirditë, Dibër etj. Po ashtu shkruan se shqiptarët janë fqinjë edhe me bullgarët. Ai shkruan edhe për marrëdhëniet e keqësuara midis shqiptarëve dhe serbëve.
Arben Lalla:Libri është i ndarë në “Kuvendi i parë i thirrjes”, për të vazhduar në “Kryen e Parë”, e deri në “Kryen e Pestë”. Në të shkruhet për vëllezërit Vangjel, Kostandin Zhapa dhe Kristaq Zografi të cilët ishin shqiptar dhe kishin ndihmuar shumë Greqinë. Kostandin Zhapa dhe Kristaq Zografi ishin financuesit e lëvizjes Kombëtare të 1871 për hapjen e shkollave shqipe, por që kjo lëvizje dështoi nga forca që ushtroi Sulltani dhe Patriakana greke e Stambollit. (Më 1871 shumë intelektualë shqiptar ortodoks dhe mysliman u mblodhën në Stamboll për hapjen e shkollave shqipe, ata ishin K.Kristoforidhi, Pasho Vasa, Hasan Tahsini, Jani Vtreto, Ismail Qemali, Sani Frashëri, Sulejman Pash Toptani, Rustem Pash Leskovicioti, Mustafa Pash Giritliu). Por ironia me këta dy shqiptarë është se pas dështimit të lëvizjes Kombëtare shqiptare Vangjel Zhapa financoi lojërat e para Olimbike greke që u zhvilluan pas qindra viteve harrese. Ndërsa Kristaq Zografos ju bashkua shoqatave greke dhe në fillimet e viteve 1900 hapi shkolla greke në Stamboll.
Po ashtu autori shkruan për trimëritë e Pirros që mbërriti deri në Romë. Shkruan për Filipin, trimëritë e Skënderbeut që mundi dy Sulltan. Për përdhosjen e varrit të Skënderbeut nga turqit. Ndër të tjera tregon edhe për Dora D’Istria.
Arben Lalla:Qëllimi i autorit ka qenë që shqiptarët dhe grekët ti bashkojë në një ushtri për të luftuar turqit dhe për të formuar një mbretëri të përbashkët. Vetë autori nuk e njeh gjuhën shqipe, por përkthimin nga gjuha greke në gjuhën shqipe e kanë bërë Joan. A. DARDHA dhe Ilias ORODHOGAS të cilët duhen të jenë shqiptarë të Greqisë ose siç njihen me emrin Arvanitas. Të dy përkthyesit nga ana gjuhësore kanë shumë boshllëqe në njohuri për gjuhën dhe drejtshkrimin e gjuhës shqipe.

Parathënia e librit

KUVUND I PARA ISETETHIRURIT


Thomai A. PASKIDHIS: O Shqiptarai Pëllazgoj!
Ata të parit qe erdhë katu janë ata të vendit se Jafëthit i a Japetit, ata qe quhen ndryshe Pellazgoni, ia fara e Japëtonit, pas Pendarit edhe Psodhon edhe ate te pa vdekurit Omiroit.
Thomai A. PASKIDHIS: Kata zbritën si edhe nga e të tjerë vise ta Anadholit, po mëtepr nga i Kaukaz, ku eshtë nji hora emadhe, qe quet edhe tani Allvania Pari, edhe nji udhë Portat e Allvanisë, nga Alvet ia Alpet, Malëtë Vardha, qe sandemi pastai edhe emri i miletit Allvanoi. Alv edhe Alp, si pas gjuhis Gotthisë, Këltisë edhe Dakisë, podhë si pas Ellinisë, Mali Vardha.
Thomai A. PASKIDHIS:Pëllazgoni ia Plleqi qindruanë Thrasë ëdhe Maqedonën, po si ëdhe të siprëmën ëdhe të poshmën Moisinën, edhe terë Shqipërinë edhe, Ipiro-Thessalinë si ëdhe pastaj Attikinë, edhe Viotinë ëdhe metë shumat Nisi t’ Adhrisë, te Jonisë edhe Ajgesë.
Enasmja Orakoll e Dhodhonit ishtë ndërtim Pëllasgonivë. Edhe anësë Dhodhonisë edhe anësë fthian filaj të Pëllazgonjë e qindruanë, Sellidë edhe Ellin të, qi nga ata janë Thessallin të edhe Ellinosët, ku edhe Ella edhe Elladha, se dhe Ellinoi edhe Dhori si edhe aji Graku, qi nga aji edhe Graqia e madhe, sanqë Italia, po edhe Shqipëria edhe Tirrinia (nga Tirrana) qi nga ato embratë para nde gluhët Shqipërisë, do me then Loliqisë ne Shqipëtarët apandisim.
Thomai A. PASKIDHIS: “Nga shum koh gjer tani fara Pellazgonivë, që erth tjatrë erë qindroi edhe politepsi Anadholinë, ndaet tani, edhe çdo visi saj gzonët prë vëça, që ajo endara rëfen niprisë edhe Shqipëtarët edhe Grekut. Tjatrë erë organi ihatjurë sidaravë ishtë besa;
Mirditët trimatë luftës edhe te pa tromaksur Toskë aruanë, se janë evlatrë qëje edhe të kasaj nenë me tëtjerët Pëllasgoni, posë endruanë besën. Vrionnait aruan se renja ë riza se tyre ishtë nji vatër Imbrëtërisë, si edhe Belerët e Tirranas, qe rjeth ne damarat e tyrë gjak i Kastriotit. Te ndarit tanë (Shqipëtarëvë edhe Ellinëvë) kolaiçëps Kralët ete tjerëvët, edhe nji ditë qe te shkonëmi do të shoemi ndë ças që humbmë.”...
(Neologos nr. 617. 1870)
Thomai A. PASKIDHIS: Dita e mbas shkuarit po ndrit. Te ndju Epitropidë te komshivë Kralëvët mblidhën Ellinë edhe Shqipëtarë letë jindishmë, lenë duam njerë tjatrin. Dhiata e Verolinit bashkoi tani një copë të miletit tonë Pellasgjisë me te tre mëdhjetë (13) Protokollon edhe nji zet-ekatrin (24). Nisan Imiri! Specat e Pellazgonvë, Shqipetarai edhe Ellini te fund te mirë per pak stai. Pa le te vemë, pa luarë me drejtën me Eleftherine edhe Vëllazërinë te bashkuarin te besës baballarëvët tanë, te qenën te miletit tanë edhe mallurinë e vilaetit.
Thomai A. PASKIDHIS:Kam shpresë te drejt që Imbrëtri e Mores, Ellinet te terë, duaj me gjithë zembrë bahtlinë e ati revët nje rinë nde Dhe të Pirros, te Skenderbëi edhe te të madhit Aleksandroit. Imbreti Georgji ne dot jetë si Viktor Emmanuili, ne do qe te quët dhreh Imbret i të gjithë Pellazgonivët.
Thomai A. PASKIDHIS: “Kurë Shqipëtaët te mo leftojnë përmi Elladhën ne do Sulltani, letë leftonjë ne ertht ashke i Ellinevet ne visët tanë jivë ta falnë edhe te qendroni me Ellinete. Ne judhëntë Sulltani (Padisahu) armë edhe plaçkat e luftës qe te lëftoni përmi Ellinete, te mos imirni, se ot pësoni ato qe pësuan Boshnjakët me Austrinë. Dotë vriti, dotë skllavosën fëmija tuaj, edhe dot ndaet ne njerëzinë gjeja tuaj. Ellinete kani Nome te mirë edhe të mbeti me hata. Kam amandi qe ot roni.
Thomai A. PASKIDHIS: Po ne doni qe te idhi te ngrit eti vini në Imbrëtëri te Turqisë shisni terë gjenë tuaj, edhe shkoni ne Stamboll.
Thomai A. PASKIDHIS:Kashtu te kini uratën timë te terë qe te mos leftoni me Ellinete”.
( E Dhiatese (KËSHILLA, shën. A.Llalla) e Avdul-beut Selimit ngaj Delvina.)Shqipetarai! Mi me shumë bësë-lih dotë gjeni në Ellinëtë, se ne te tjerë miletër.
Thomai A. PASKIDHIS: Ne doni, dëgjoni hate qe ju thotë e ju thëret Vilaetliu, aji qe gjithë nji me shumë gjëra per miletnë tuaj edhe tanë ne Bukuresi, ne Stamboll, edhe ne Athinë edhe ne Jannina shkrojtë, pa ndo nji fajde të ti, edhe do nji te kthjyër te mendjesë ta Ndrijsë, kliçi ndot tani hate te çuditmën edhe që ep gjithë te Kërkuar te Ellinëvët edhe te Turkëvët.
Me kohë tuaj letë gjetë çdo fjalë edhe krima. 

Kini shëndet!
Thomai A. PASKIDHIS.

============================================================

Një pjesë nga
kapitulli për shqiptarët


SHQIPËTARAIT EDHE EPASTAJMJA E TYRE NË
ELLINISMO


Thomai A. PASKIDHIS: Nde te sipërmën edhe nde te mesmë Ipiro, pastaj nde malët te Gramozit edhe ne Akrokëranët gjer me mbre të Pindos edhe me te gjatë te Drinos, qe ngaj Adriatikia edhe ngaj Jonioj gjer nde det te Aigajës, po dhe ne ca Nisi edhe rotull Attikisë, bashkë edhe te përndhatë rinë Shqipetae, qëjo evjetëra e Pellasgisë edhe trima milet, kta bura edhe trimat që lëftuan per besën, edhe embajtënë e irojtënë ndjek tërtipët e tëmbjetët etyre. Shqiptarait quen asëll baballarët e miletit Ellinëvët.
Shqiptarait janë t’ anakatosur me Serbrit nëmes të përronivët Prizndhrenit edhe Ipqës(Peja), Vranjs edhe Mitrovicës, komshi të Voshnjakevët nëmes te Kolasinit, Ivanit edhe Novi Pazarit, pranë Kara danglinvët ne te ndarë Zetës edhe me te gjatë te Moraskës, Klëmendës edhe Zemos, afër Vullgarëvët me te dalë dielli, Dibranëvët edhe vllehëtgrek me Ohrinë, Moskopolën, Vithkuqinë edhe Beratënë...
Bashkë me Shqiptarët Ellinët, baëshin ia me Imbretërë, ia me forcatorë, edhe kurë nuku erdhë Zët (kundërshtarë) as qe ne krye as ne te mesmën jetë, edhe kjo njët e ka nishan te pa gënjyërë ngai soj ibaballarëvët tanë me ata, edhe ngai epa çara miqsi e Shqiptarëvët e Ellinëvët, qe te ndju palët janë Pëllazgoni. Skëndërbeu me Shqiptarët qëndroj përmi ndy Sulltanë edh mposhti. Pastaj shkoj me asqer per te ndirë ne Itali, si ipari iti elindiri Pirua, edhe gjenë ingthyë qe te vdesë me nam edhe pa vari ikti gjendet ne Akrolisho afr Kruas, qe Turqit e apnë qe te ndajnë Koskat etia, si te mbetura te trimërisë me nishan. Edhe me shurë eti fërkojnë em prejnë klecëtë etyre qe te apën ndomëthenë tëmirënë trimërisë. Po shumë Bejlerë, si ca Prengo, qe në edhe tani akoma, qe shkojnë jetë trimërië po edhe kapetanleku, se ne vatht te Omirit. Po me ne fund lanë besënë edhe te lidhurim me dituri te KRISTIT te Shqiptarit te dy jasë edhe zgjothnë te vdekurën besë me kliç te Moametit, qe te mos humbasin gjoja Spajlikët ia Imblakllekët etyre te isës, igjysmuan ngai te zotrit etyre Turkomannë. Këjo ndenjura ebukur edhe plot njerëz i gjijavë edhe Titanëvë, Mirditaivët e Divranaivët, Patridha, domethënë, e Gegëvëtë Toskëvët, ubë vend ite qarës e te sosurit njërëzivë.

Shkruesi
Thomai A. PASKIDHIS.

Përkthyesit
Joan. A. DARDHA
dhe Ilias ORODHOGAS

Arben Lalla: Përmend se shqiptarët banojnë në Mal të Zi, Mitrovicë, Novi Pazar, Prizren, Klement, Mirditë, Dibër etj. Po ashtu shkruan se shqiptarët janë fqinjë edhe me bullgarët. Ai shkruan edhe për marrëdhëniet e keqësuara midis shqiptarëve dhe serbëve.

Arben Lalla:Libri është i ndarë në “Kuvendi i parë i thirrjes”, për të vazhduar në “Kryen e Parë”, e deri në “Kryen e Pestë”. Në të shkruhet për vëllezërit Vangjel, Kostandin Zhapa dhe Kristaq Zografi të cilët ishin shqiptar dhe kishin ndihmuar shumë Greqinë. Kostandin Zhapa dhe Kristaq Zografi ishin financuesit e lëvizjes Kombëtare të 1871 për hapjen e shkollave shqipe, por që kjo lëvizje dështoi nga forca që ushtroi Sulltani dhe Patriakana greke e Stambollit.
(Më 1871 shumë intelektualë shqiptar ortodoks dhe mysliman u mblodhën në Stamboll për hapjen e shkollave shqipe, ata ishin K.Kristoforidhi, Pasho Vasa, Hasan Tahsini, Jani Vtreto, Ismail Qemali, Sani Frashëri, Sulejman Pash Toptani, Rustem Pash Leskovicioti, Mustafa Pash Giritliu). Por ironia me këta dy shqiptarë është se pas dështimit të lëvizjes Kombëtare shqiptare Vangjel Zhapa financoi lojërat e para Olimbike greke që u zhvilluan pas qindra viteve harrese. Ndërsa Kristaq Zografos ju bashkua shoqatave greke dhe në fillimet e viteve 1900 hapi shkolla greke në Stamboll.
 
Arben Lalla:Po ashtu autori shkruan për trimëritë e Pirros që mbërriti deri në Romë. Shkruan për Filipin, trimëritë e Skënderbeut që mundi dy Sulltan. Për përdhosjen e varrit të Skënderbeut nga turqit. Ndër të tjera tregon edhe për Dora D’Istria.

Arben Lalla:"Qëllimi i autorit te këtij memorandumi ka qenë që,  shqiptarët dhe grekët ti bashkojë në një ushtri për të luftuar turqit dhe për të formuar një mbretëri të përbashkët. Vetë autori nuk e njeh gjuhën shqipe, por përkthimin nga gjuha greke në gjuhën shqipe e kanë bërë Joan. A. DARDHA dhe Ilias ORODHOGAS të cilët duhen të jenë shqiptarë të Greqisë ose siç njihen me emrin Arvanitas. Të dy përkthyesit nga ana gjuhësore kanë shumë boshllëqe në njohuri për gjuhën dhe drejtshkrimin e gjuhës shqipe"
============================
Kreksi: Poashtu edhe Autorja e njohur frenge Nathalie Clayer botoi në vitin 2007 këtë libër, që flet për broshuren e Paskidhis, nê librin "Aux origines du nationalisme albanais": La naissance d'une nation, Nathalie Clayer
...kjo tallet perqesh dhe nenqçmon popullin shqiptar nga fillimi e mbarimi i ketij libri..dhe na quan "nacionalist gjoja kurse ajo vetë me këtë libër tregon urrejtjen e madhe qe ka mbrenda shpirtit te saj ndaj popullit shqipttar..
Me një fjalë, libri i saj nuk mund te lexohet më teper se dy faqe...e kam provua para ca vitesh por nuk lexohet, por, ka permbledhur referanca te rralla, si kjo per broshuren e Thmai Paskadhis por ajo flet edhe për Jani Vreton Abdyl Frashërin etj..
 
Kreksi:"Me një satir  gati sikjo e Arben Llalles edhe autorja Natali Klajer vijon te spjegoje se si shqiptarët gjoja kishin dikur shkrime por i shkruanin në fleta lakre dhe per fat te keq lopa i kishte henger lakrat kështuqë shqiptaret mbesin pa shkrime ne gjuhen e tyre...anekdot kjo e idhét, nuk e kuptoj se si ka mundësi që kjo neve na quan "nacionaliste" kurse vete kjo tallet me te kaluaren tonë ?
Kreksi:Më tutje Klajer vijon, duke u mbeshtetur tek shenimet e Dimitris Hasiotis, se gjoja "shqiptarët musliman sunit, janë me prejardhje nga Kaukazi te cilët u islamizuan" kurse këtë broshuren  e Tomai Paskidhis që Arben Llalla e quangjeniale, (se gjoja shqiptaret  dininteshkruanin  shqip) Klajer e interpreton si një ideologji më ndryshe nga të tjerët, ngase ky Tomai Paskidhis jetonte në Rumani, kurrësesi, thoshtë ai, "nuk duhet ndarë Grekët prej Shqiptarve" me moton "se do t'ishte, te ndajsh babain nga djali" ?! ...
Kreksi:Autorja Natali Klajer nxjerrë 1001 referanca edhe më te pabesueshmet, kjo ndoshta e drejta e saj si hulumtuese në këtë lami por, pa e fshehur antishqiptarizmin e saj si autore, shkreton meurrejtje temadhe mbi kurrizin e popullit shqiptar, duke ia hedhur në fillim fajet Enverizmit mirepo harron, ajo shkon edhe me largê prek tek periudha e rilindjes ku atehere as qe kishte lindur Enveri dhe këtu bie maska e saj sepse qellimi i këtij botimi shihet kjartë, njollosja e gjithë historisë shiptare pa dallim regjimi apo periudhe, përMisionkryesor,njêsoj  si Paskadhisi  poashtu dhe Klajer  si  dhe më në  fund  mbështetjen e konfirmon edhe Arben Lllala me  këtÊ shkrim, qellimishtë kjo propagand është; se  si te shembet  historia  eargumentuar tashme, se  shqiptaret jane me prejardhje Ilire !
 

Kreksi:Mos te flasim këtu nga tentimet  e Paskadhis  ku me kembngulje mundohet te na bindi se  ne shqiptaret  e helenet, qe  te dy  Pellazgë,  paskemi prejardhjen e perbashkët shqiptare-helene nga pellazget te cilet zbriten në Ballkan  nga Kaukazi, ku na mbeti atehere Autoktonia shqiptare qê mundohet  shkruesi i ketij shkrimi  nê gazeten Lajmi shqip,  Arben Llalla ?
Kujt mundohet t'ia hedhi  krypen  në sy, neve ? 
Apo kujton ai se  ne jemi analfabeta dhe nuk dijmi shkrim e lexim sot ?

Kreksi:Këtë propaganden pellazge e dija fortë mirë se diku është problemi, gjithë kjo polemik rreth pellazgeve këto 20 vitet e fundit,  për qellim paska  patur  shëmbjen  e tezës ilire e pastaj helenet  te na dergojne atje në kaukaz  tek pellazget tjerë, se  njashtu thotë si  me kuja Paskadhis;"qe quet edhe tani Allvania Pari, edhe nji udhë Portat e Allvanisë, nga Alvet ia Alpet, Malëtë Vardha, qe sandemi pastai edhe emri i miletit Allvanoi"...

 
Thomai A. PASKIDHIS:"O Shqiptarai Pëllazgoj!
"Ata të parit qe erdhë katu janë ata të vendit se Jafëthit i a Japetit, ata qe quhen ndryshe Pellazgoni, ia fara e Japëtonit, pas Pendarit edhe Psodhon edhe ate te pa vdekurit Omiroit.
Kata zbritën si edhe nga e të tjerë vise ta Anadholit, po më tepër nga i Kaukaz
, ku eshtë nji hora emadhe, qe quet edhe tani Allvania Pari,(Albania e parë) edhe nji udhë Portat e Allvanisë, nga Alvet ia Alpet, Malëtë Vardha, qe sandemi pastai edhe emri i miletit Allvanoi. Alv=alb edhe Alp, si pas gjuhis Gotthisë, Këltisë edhe Dakisë, podhë si pas Ellinisë, Mali Vardha".

Kreksi:"Këto te dhëna gjoja aqë te vlefshme që na i nxjerron sot si thesare  e kompani, na dalin thika pas shpine, mirepo per mendimin tim, ne nuk duhet te mbeshtetemi ne keto pamfleta sepse shkenca e ka drejtimin e vetë, mbeshtetet vetem mbi baza e argumente shkencore dhe se, kurrfarë vlere nuk paraqet nje broshur eshkruajtur diku ne Bukuresht e dalur nga mendja e një individi i cili mundohët, pr qellimet qe dihen, te hutoje opininin e atehereshem dhe me e keqja sot dalin ne dritê këto broshura si gjoja zbulime me vlera te medha per historine e gjuhes shqipe te shkruar në alfabete te ndryshme por me permbajtje katastrofike, dhe ne duartrokasim, hurra, paskemi ditur te shkruajmi gjuhën shqipe edhe me alfabetin greqishte, dhe mu aty teorit e këtyre ideologve na shpien origjinen tonë atje ku preferojne këta  grekeët  e  dashtun si edhe akademia serbe drejetë e në Kaukaz !

Kreksi:"Qe pra ku qendron sot inelekti yni, mbi ç"fare bazash ka râ, neser, pritne sa te dali kjo Broshura e Paskidhis edhe ne Yutube vetëm për adhuruesiut e simpatizuesit e pellazgomanjakomanis "
Kësaj i thonë; teori pellazgus-bumerangusus !

Kështu pra, kur nuk e degjonim Akademin tonë, tani e degjojmi njerken ! Bravo Arben  Lalla !
 

Dân-Jônûz e Dân-Tôpûz !

Pershendetje mik I nderuar Askushi,
 

E lexova me vëmendje te madhe këtë gojdhânen tuaj për kalan e Bertit dhe më shtoj kurreshtjen  edhe më tej, sidomos kur lexoja emrin "topuzi" dhe mbeta i habitur sepse, një gojdhân e ngjajshme apo perafersishtë, tregohët edhe tek néve në Kosovë, "ishin dy vëllëzër që vriten në dylutim, njëri quhej Jonuz e tjetri Topuz, që si duket, ka ngjajshmëri por ndoshta edhe i afrohet realitetit, nëse tregohët gjithandej edhe në viset tjera shqiptare, por, duhët te kuptohëmi se, me kalimin e kohës, rrefimet kanë ndryshuar goj pas goje ndër shekuj erdhen deri tek ne por me ndryshime emrash te peronazheve ose edhe interpretime emrash te ndryshëm vëndësh, si në këtê rastin tuaj, kjo gojdhan i gushtohet kalas së Beratit, ndërsa tek në tregohet thjeshtë; "na ishin dy vêllezer, Jonuzi dhe Topuzi, u vrane qe te dy, Jonuzi i ra Topuzit (ndoshta me topuz)

="Dân-
Jônûz ..."= Topuzi e qëllon vëllaun e tij Jonuzin, por edhe ky ia ktheu vëllaut te tij;
="Dân-
Tôpûz..." =
Fjala e vjetër shqipe =dân= do thotë "i râ" i "dhâ" i "m'shoj" e -qelloj..me armë..
Tregohët pra se, qe te dy vdesin në këtë dyluftim !
Këto ndodhi pra kanë ndodhur në epoka te moçme që nuk mbahën mend, sepse në popull nuk kanë mbetur burime që do na tregonin sê paku; para sa vitesh ka ndodhur kjo ngjarje, dhe nga rrefyesit e gojdhanave tona nuk mund te nxjerrim më tepër se, "ka ndodhur dikur môtiiiii...."...pra, historikishtë, nuk do kemi mundësi t'iu japim një kronologji kohore nga mungesa e burimeve.

Mirëpo nga këto te dhânat tjera nga mitologjia e shkruar tek autorët e antikitetit, nxjerrim pak te dhâna që na kujtojnê edhe këto gojdhanat e permendura si kjo për dy vëllezrit e kalas së Beratit si dhe rrëfimi i perafert treguar në Kosovë, gjêjmi disa nderlidhje në burimet e shkruara pra, përmes emrit Jonus, tek autoret latinë, që mund ta krahasonim me personazhin Jonuz=Jonus, qê nga ky personazh i njohur vijnê edhe te paret e latinve në Apenine, poashtu nga ky emer mitologjik numrohet muaji i parê i vitit=Janari, nga Jonusi apo Janusi, që do thotë ndoshta i pari, apo vëllau i madh i Dardanosit ?
 

Sepse, nga mitologjia mësojmi poashtu se, edhe Dardanosi, heroji mitologjik i themelimit të Trojës dhe dinastisë Trojane atje në Frigji, para se te ikte atje, ai kishte vrarë vëllaun e tij Jonusin apo Januzin, por që tek Homeri kemi tê njëjtin emër por te lakuar me emrin Iliusi ku pa dyshim mund te identifikohët me te njejtin emër edhe me Jonus=Januz=Ilius=Iliaz, nga edhe vjenë emri i qytetit Ilion, dhe dihet se ky personazh ishte nipi i Dardanosit.
 

Në mitologji te gjitha këto personazhe shkojnë engatrrohen nga vendi nê vendë, por nderlidhja që e ndjekem deri këtu, na lejon te mendojmi se athua këto personazhe, dyluftimet mes dy vëllëzerve që tregohet tek ne permes gojdhanave, a mund te lidhet edhe me mitologjin tjetër te shkruar nga autorët e vjetër ?
1.Tomori----Shpirragu = dy vllëzerit vriten në dyluftim=Berat
2. Jonuzi----Topuzi = dy vëllëzër vriten në dyluftim=Dardani
3. Janusi-----Dardanosi = dy vllëzërit dalin në dyel, mirpo Dardanosi këtu Dardanusi e vret Janusin, të permendim edhe tragjedin e njohur "Tragjedia e Dardanusit" Operen e kompozuar nga Ramo, tekstin nga La Bryjer shfaqet në vitin 1739.