vendredi 12 juillet 2013

Dân-Jônûz e Dân-Tôpûz !

Pershendetje mik I nderuar Askushi,
 

E lexova me vëmendje te madhe këtë gojdhânen tuaj për kalan e Bertit dhe më shtoj kurreshtjen  edhe më tej, sidomos kur lexoja emrin "topuzi" dhe mbeta i habitur sepse, një gojdhân e ngjajshme apo perafersishtë, tregohët edhe tek néve në Kosovë, "ishin dy vëllëzër që vriten në dylutim, njëri quhej Jonuz e tjetri Topuz, që si duket, ka ngjajshmëri por ndoshta edhe i afrohet realitetit, nëse tregohët gjithandej edhe në viset tjera shqiptare, por, duhët te kuptohëmi se, me kalimin e kohës, rrefimet kanë ndryshuar goj pas goje ndër shekuj erdhen deri tek ne por me ndryshime emrash te peronazheve ose edhe interpretime emrash te ndryshëm vëndësh, si në këtê rastin tuaj, kjo gojdhan i gushtohet kalas së Beratit, ndërsa tek në tregohet thjeshtë; "na ishin dy vêllezer, Jonuzi dhe Topuzi, u vrane qe te dy, Jonuzi i ra Topuzit (ndoshta me topuz)

="Dân-
Jônûz ..."= Topuzi e qëllon vëllaun e tij Jonuzin, por edhe ky ia ktheu vëllaut te tij;
="Dân-
Tôpûz..." =
Fjala e vjetër shqipe =dân= do thotë "i râ" i "dhâ" i "m'shoj" e -qelloj..me armë..
Tregohët pra se, qe te dy vdesin në këtë dyluftim !
Këto ndodhi pra kanë ndodhur në epoka te moçme që nuk mbahën mend, sepse në popull nuk kanë mbetur burime që do na tregonin sê paku; para sa vitesh ka ndodhur kjo ngjarje, dhe nga rrefyesit e gojdhanave tona nuk mund te nxjerrim më tepër se, "ka ndodhur dikur môtiiiii...."...pra, historikishtë, nuk do kemi mundësi t'iu japim një kronologji kohore nga mungesa e burimeve.

Mirëpo nga këto te dhânat tjera nga mitologjia e shkruar tek autorët e antikitetit, nxjerrim pak te dhâna që na kujtojnê edhe këto gojdhanat e permendura si kjo për dy vëllezrit e kalas së Beratit si dhe rrëfimi i perafert treguar në Kosovë, gjêjmi disa nderlidhje në burimet e shkruara pra, përmes emrit Jonus, tek autoret latinë, që mund ta krahasonim me personazhin Jonuz=Jonus, qê nga ky personazh i njohur vijnê edhe te paret e latinve në Apenine, poashtu nga ky emer mitologjik numrohet muaji i parê i vitit=Janari, nga Jonusi apo Janusi, që do thotë ndoshta i pari, apo vëllau i madh i Dardanosit ?
 

Sepse, nga mitologjia mësojmi poashtu se, edhe Dardanosi, heroji mitologjik i themelimit të Trojës dhe dinastisë Trojane atje në Frigji, para se te ikte atje, ai kishte vrarë vëllaun e tij Jonusin apo Januzin, por që tek Homeri kemi tê njëjtin emër por te lakuar me emrin Iliusi ku pa dyshim mund te identifikohët me te njejtin emër edhe me Jonus=Januz=Ilius=Iliaz, nga edhe vjenë emri i qytetit Ilion, dhe dihet se ky personazh ishte nipi i Dardanosit.
 

Në mitologji te gjitha këto personazhe shkojnë engatrrohen nga vendi nê vendë, por nderlidhja që e ndjekem deri këtu, na lejon te mendojmi se athua këto personazhe, dyluftimet mes dy vëllëzerve që tregohet tek ne permes gojdhanave, a mund te lidhet edhe me mitologjin tjetër te shkruar nga autorët e vjetër ?
1.Tomori----Shpirragu = dy vllëzerit vriten në dyluftim=Berat
2. Jonuzi----Topuzi = dy vëllëzër vriten në dyluftim=Dardani
3. Janusi-----Dardanosi = dy vllëzërit dalin në dyel, mirpo Dardanosi këtu Dardanusi e vret Janusin, të permendim edhe tragjedin e njohur "Tragjedia e Dardanusit" Operen e kompozuar nga Ramo, tekstin nga La Bryjer shfaqet në vitin 1739. 


Aucun commentaire: