dimanche 14 juillet 2013

Prejardhja e popullit shqiptar nga rrënja Dinarike

"Më në fund, për disa nga këto vepra e arritje mund të diskutohet edhe nëse i përkasin albanologjisë qoftë edhe thjesht si mite alternative ose fantazi të sistemuara".
"Nëse merr përsipër të lexosh mbishkrimet etruske me anë të shqipes, ti je duke bërë etruskologji, jo albanologji; sepse shkenca është qasje ndaj së panjohurës, dhe këtu e panjohura janë pikërisht mbishkrimet etruske, ndërsa shqipja vetëm po përdoret si vegël, instrument". (që nuk i dihet ...kah te vjene, ndoshta edhe prapa shpines ....si bumerang.... (kreksi)
"Në të njëjtën mënyrë, nëse ti përpiqesh të shpjegosh disa emra vendesh në Greqinë e lashtë nëpërmjet shqipes (për të provuar se pellazgët flisnin shqip), ti je duke kontribuar më shumë për historinë e hershme të grekëve e të greqishtes, sesa të shqipes e të shqiptarëve".
"Disa alternativë ndjekin edhe një taktikë që nuk ka shumë të bëjë me metodologjinë shkencore: u qëllon të njohin shqipen për arsye të ndryshme (sepse janë shqiptarë ose me origjinë shqiptare, sepse kanë jetuar mes shqiptarëve, ose thjesht sepse shqipja është ende kuriozitet); e shfrytëzojnë njohjen e shqipes për të mësyrë probleme që janë ose në zgrip të dijes, ose ende të ngecur përtej horizontit të dijes (pellazgët, etruskët, ilirët); i gjejnë shqipen dhe shqiptarët në rrënjë të historisë. Këtu nuk është çështja nëse këta njerëz janë entuziastë, gjenij të pakuptuar, amatorë të paepur, aventurierë të dijes, të marrë, antikonformistë, naivë, megalomanë, të parakohshëm, provincialë të pashpresë, vizionarë, heronj të mendimit, gjysmakë, shenjtorë të kalendarit kombëtar, viktima komplotesh, largpamës, të paditur, autodidaktë, paranojakë, të fantaksur, apo thjesht sharlatanë, spekulantë e marifetçinj. Këtu çështja është, pikësëpari, se këto studime e interpretime, ose hobbies dalë jashtë kontrollit të autorëve, nuk kanë shumë lidhje me shqipen e shqiptarët…"
"Përveçse – dhe kjo është një përveçse e madhe – kur është fjala për ideologjinë kombëtariste, së cilës pseudo-dija i duhet për të ushqyer disa mite të vetat: të lashtësisë, të racës, të epërsisë, të viktimës".
"Për mua albanologjia alternative është provë se kultura shqiptare dhe në përgjithësi përpjekjet që bën shoqëria shqiptare për ta njohur vetveten në bashkëkohësi dhe në histori, gjenden ende në një fazë foshnjore, ku kufiri midis mitit dhe shkencës, ose ngushëllimit dhe dijes nuk është i qartë dhe ku një pjesë e mirë e publikut ende kujton se përdorimi i akademisë si armë në betejat politike ose ideologjike është krejtësisht i përligjur, madje edhe e vetmja mënyrë për të përligjur ekzistencën dhe sidomos financimin publik të akademisë vetë".
p.s: Në një forum disa shkojnë aqë kargë, veten e quajnë Akademi dhe i kanë vuar titullin vetes e flasin me: =NE !=(ne jemi dhe pik ) ..lol ! Mjerimi yni nuk ka fund ! 


Rrugëtimi i popujve të Hënës
Diodori që vizitoi Egjiptin në kohën e Qesarit, ai nga prifterinjët egjiptianë të Sajit na mëson se, si në kohërat e lashta egjiptianët themeluan koloni të tyre në botën antike në Mezopotami, Indi, Kaukaz, Trakë dhe Greqi. Bota antike ndahej sipas racave që dominonin njëra mbi tjetrën dhe në krye të këtij sitemi qeverisës sundonte Seozirisi i famshëm nën simbolin e Diellit.
Fiset dhe racat ishin të ndara në familje të ndryshme, si familja e Hënës, familja e Peshkut, familja e Krokodilit familja e Luanit e Kaut etj.
Në familjen e Hënes bënte pjesë edhe Marsi e Venera ose Aférdita si dhe familja Thot ose e Merkurit si dhe disa familje tjera të bregut të Nilit që ishin të drejtuara nën bajrakun e Peshkut.(amblemat, figura: peshku, luani, shqiponja, gjarperi etj.)
Mitologjia greke i ka ruajtur këto kujtime të familjes së Hënës egjiptase të udhëhequr siapas shefave të tyre. që ishin të ardhur nga qyteti Nisa buzë Nilit, që ishin familja e Silebëve=silene=el-ana =hëna.
Në hymnin që mendohët të ishte i Orfeut, Silene ishte babai që e kishte rritur Bakusin, ku permendet edhe tek pushtimi i Hindëve, Silene i cili komandonte krahun e djathtë të Bakusit. Ky rast pra është i ngjajshëm edhe me rastin tjetër kur Makedo, i biri i Seozorisit i jep emrin Maqedonisë, Selenët apo helenët me siguri moren edhe këta emrin helen nga ky komandanti që quhej Selené që simbolizon Hënën apo H-al-ab-ana dhe më vonë njihët me emrin Hallebana, por që shkruhËj pa "h" se nga latinet më nuk arrihej te shqiptohej dhe as te shkruhej..
Rremi i races Dinarike Adriatike është i dallueshëm prej degve tjera...
Qyteti Mendes Men-hes, që në hieroglifet egjiptiane shënohet me simbolin e hënës dhe që i kushtohej perendisë Pan, i cili ishte në fakt njê gjeneral i Seozirisit që e shoqêroj në ekspeditene tij në Indi, ku emri i tij rrjedh nga =ap-an=që ishte personifikimi i familjes së Hënës. Kulti i Panit mê vonë hyri edhe nê Greqi në kohën e luftës së Tojes por duket se këtë perendi e adhuronin shumë kohë më parë Pellazgët arkadianë, pra në pergjithesi, Pani njihej në Greqi vetëm sipas emrit Priape =pre-apa= që i kushtonin një figurinë më krihë, njësoj si edhe tek sumerët ku është gjetur e njëjta figurin në Shqipëri si dhe kohëve të fundit edhe në Itali e ardhur përmes pellazgo-etruskëve më formen e një sfinksi në miniatyr por më krihë mbeshtetur mbi një këmbë të vetme si te një shpëndi që mund të jetë huti apo shqipoja, pra në pamje kjo figurin e Priapëve simbolizonte forcen e fekonditetit të natyres në Mezopotami.
Në luftën e Trojës, mbreti i Asurit i dergon Primait 10 000 luftëtar nën komanden e Memnonit që ishte i biri i Titonit, një zatrap i persëve. Këtu pra na del në ndihmë perpos Plinit e Ktesiasit edhe Diodori i cili mbështet iden e Plinit se Etiopianët që ishin fqinjë të Egjiptit krenoheshin më Memnonin që kishin si hero të tyre, mirëpo edhe tek kushitët e kaukazit hasim të njëjtin emër Men-hon, Menhoni=prijsi i hënës.





Sipas Plinit, Etiopianët e Kaukazit ngjyheshin më ngjyrat tbardh dhe zi, më siguri trashigim nga epoka e ekspedites së Seozirisit nga Egjipti, dhe se këta etiopianët e bardh quheshin Hiperborët, kurse të zinjët quheshin Morët, njësoj si për Morët e Afriekës veriore. Sipas të gjitha këtyre dëshmive kuptojmi se, Etiopia aziatike gjëndej në vendët e sotme apo Trans-kaukazi, Azerbajgjan e Gjeorgji, ku e konfirmon edhe Herodoti. Mirëpo Diodori e sqaron më së miri këtë anomali të keq interpretuar për historinë e njerzimit se, në realitet, Etiopia e Azisë lindore i dha Egjiptit të lashtë të Nilit shumë gjëra te vlefshme si disa ligje të tyre si dhe skulptura dhe sistemi i shkrimit lindi nga ky populli etiopianë i Azisë ku i dhan Egjiptit pos tjeash, edhe shumë sundimtar.






Etiopia e Afrikës së sotme, përpos disa gjurmeve të krishtianizmi të vonshëm nuk na dëshmon asgjë më shumë për një lidhje më Egjiptin e vjetër përpos shperndarjes së fiseve Hiksose që ishin më origjinë ndoshta nga Etiopia Aziatike të cilët kur lëshuan Egjiptin këta gjetën strehim në këto pjesë të Afrikës Lindore që dëshmohët edhe sot më disa idioma se, gjuha e tyre ngjanë më gjuhët kushiite të kaukazit.
Në realitet Etiopianët e Afrikës vetën e quajnë Habesh që do thotë në gjuhën Abisiniane "populli i përzierë", Habeshia, abeshia=Abisinia, siç epermendêm sipêr, gerrma "H" humbi më kohën, prandaj mbeti vetem Abisinia njësoj si me rastin nga Hallebana mbeti Allebana.
Sipas traditave abisiniane populli i tyre rrjedh nga Nôe ku pastaj nipi i tij Kushi i cili zbret në Egjiptë dhe nga aty vendosen në Abisini.
Pa dyshim se kjo tradit vienë nga dalja e Hiksosve që ishin nga Kaukazi e që egjiptasit i qujtën hiku-sos,(dinasti nga prijsat barinjë) pas sundimit 500 vjeçar mbi Egjiptin më në fund egjiptasit i largojnë nga vendi dhe këtë gjénealogji u'a percollen edhe banorëve afrikanë të Abisinisë që u përzien më ta dhe moren ngjyren e kuqe, për ate edhe Deti i Kuq mori këtë emër.
Një kronik tjetër na informon se, Abisinia ishte e banuar më një popullsi të quajtur Aga-zi ose Agazianë rreth -1800 para krishti, dhe se, rreth vitit -1400 para krishti kjo popullësi agaze që fliste gjuhë të ndryshme, e pushtojnë Abisininë, pra dikur ky populli Agazë jetonte në brigjet e Tigrit në Mezopotami.
Pra si e shohim, ky kolonizim quhej ndryshe më emrin Angaba, që do thotë, hyrja e popujve të ndryshëm në Abisinië më origjinë aziatike nga Kushitet e Kaukazit.
Së pari këta popuj nga Kaukazi u vëndosën në Palestinën aktuale, që historianët arab e quajtën këtë popull më emrin Bérbér të cilët nga Palestina kaluan në Afrikë por që përbënin fise të shumta, sipas Ibin-K'haldun, fiset tjera quhëshin; himiaritët, moderitët, koptët, amalesitët, kananenët dhe korreshitët, të gjithë këta popuj jetonin më parë në Sirië dhe flisnin një gjuhë "barbare" që ndoshta pasi që ky populli Hiksos që për arabët konsideroheshin Berber pra, më plotë logjikë e thëmi se, edhe gjuha e tyre duhej të ishte gjuha Berbere e jo barbare !
Diku tjetër i kemi permendur edhe popujt e Egjeut që nga faraonët e egjiptit në shekullin XIII -të para krishti, rreth 100 vite pas largimit të këtyre Hiksosve nga Egjipti, faraonet pra i permendin në shkrimet e tyre sepse, edhe para invadimit të Hiksosve mësohet se këta popuj kishin marrdhënje me popujt e Egjeut që quheshin Hajnibu kurse tani pas 500 vitësh, do thotë rreth sundimit te Sethit kur këta lidhen perseri kontakte me popujt e ishujve të Egjeut e sidomos me Kreten, egjiptianët vrejten se, aty më nuk ishteai populli i dikrshëm që e quanin Hajnibu por jetonte një popull krejtë tjetër që e quajtën nê hieroglife me emrin Kefti, të cilët kishin vënë në qarkullim një sistem të njê shkrimi të ri...jo si ai Hajnibu-ive që ishte me simbole si tek egjiptianët me figurina hieroglifike, pra tek Kefti vrejtën se ky ishte një shkrim fonetik që lexohëj rrokje pas rrokjes përmës shkronjave te reja, çka do thotë se edhe populli kishte ndryshuar apo vetem se sistemi i shkrimit ?
Një studiues nga Magrebi (afrika veriore) kohëve të fundit ka dhënë një spjegim të ri se, mbishkrimet e steles Lemnos deshifrohën permes gjuhës Berbere, që do thotë permes gjuhëve te Kaukazit ku edhe Berberet e Afrikes veriore shkruanin një alfabet të ngjajshëm më atë fenikas dhe frigjianë, pra, deshmohet kjo se, ky ishte i njejti popull ose e njejta deg e familjes së popujve të Hënës.Pushtuesit Egjiptian në Kaukaz sundonin dhunshëm ndaj popullsisë autokone të këtyre vendeve. Të gjithë këta popuj që iu dhanë emra të ndryshëm më vonë historianët e antikitetit sot i njohim në gjuhë të ndryshme si Eritreanët, Edomitët, Himiaritët e Fenikasit që të gjithë këta popuj janë, për historianët grekë, Atlantët (ata-lan), Etiopianët, Kurretët dhe Pellazgët e parë. Ndërsa në poemat Hinduiste njihën më emrat Devasët, Ditiasët, Danavasët, Asurasët kurse në legjendat arabe e perse ishin të njohur më emrin Divët, Gjinët, Afritët, e në librat e zoroastrave (yjet e mëngjesit=nga skitja) njihëshin më emrin Darvansët, Drukhët, Haenaët kurse në poemat greke njihën si Titanët, Lestrigonët, (kuk-l-op) dhe në mitologjinë e popujve të veriut njihëshin si Jotunët apo Duvergari. Gjithkund arianizmi iu ipte karakter të djallit dhe të gjenive famëkeqe.  Si duket, egjiptianët e kohës së Seozirisit rreth -3315 vite para krishti në Kaukaz kishin themeluar një mbretni të fuqishme në Azinë qëndrore, më qëndër në Bab-el-on, Babai i Diellit, si -On, që quhej Dielli tek egjiptasit e vjetër. Sipas pikës së rëndësishme strategjike Babiloni mbetët për lindjen e Azisë dinastija kryesore ku sipas idiomes kaldeane kështu mori emrin vendi Uri dhe venerohej me simbolin e Horusit, ku sipas të birit të Ozirisit dhe mbretneshës Izis.ku i tërë regjioni filloj të zhvillohet shpejtë duke njohur prosperitet të madh si dhe shtim të popullësisë.






=Amazonja e kohës së Atlantve rret 2500 para krishti në rrethin e Krimes e Odeses, spjegon lidhjet egjiptase me popujt e Ukraines dhe Kaspikut, sado që dêshirojmi te çpikim se, ne pushtuam Egjiptin, thënje nga pellazgomanjakomanet, nga injoranca e tyre ose qellimishtë iu shesin libra lexuesit shqiptar duke e mashtruar dhe perfituar nga mos informimi i yni. 

Mirë e ka thënë Adrian Vehbiu, sharlatanët sot shkatrruan Akademin shqiptare themelet e dijes shqiptare u pushtuan nga shitësit e librave me ëndrra e mite pellazgomagjike !

Sikur te binte ky imazh apo kjo piktur e gdhendur mbi gur me veshje kombtare (tirqi) në duart e pellazgomaniakve, do ishte tragjike, do i ndrronin edhe interpretimet.

Në këtë imazh vrejmi lidhjet egjiptase, si e shihni edhe psermes fizionomis, fëmra rua karakteristikat e fizionomisë së një gruaje egjiptase por, nga veshja shihet një veshje me stil tjetër, verior, nga at popujt e regjionit kaspianë te cilët ishin në kontakte edhe me bishat e egra te stepeve si tigri, shohim shënjat topa-topa mbi tirqi, tregon se ishte territori i tyre i lindjes, dhe lidhje nuk ka me popujt e Ballkanit tonë që në këtë periudh rreth 3000 para krishti ne shqiptarët te races Dinarike ishim banor ende te pa prekur nga këta pushtues por që kishin filluar te perhapeshin deri te ne duke kaluar Danubin, pra ky ishte kontakti i kesaj races trans danubiane me racen dinarike qê ne jemi edhe sot 80 % autoktonë e ndoshta krejt paakë te ardhur nga këta indo europianet apo pellazget e veriut te cilêt sollen kulturen dhe shkrimet, si dihet pastaj, deshmohet permes qytetrimit egjeanë.
Nga ishulli i Krimës apo Meotida, ku bënte dimër i ftohët, një koloni e parë u vendos në Ur-i, në krye me prijsin e tyre Xhemshitin, apo sunduesin e Hamit, që kjo koloni përbënte trungun e popujve Iranianë, Kaldean ose Helen që formonin popullin e Hënës.
Pas një kohe filloj lufta mes këtyre dy racave që kishin pushtuar qytetin Uri, njëra që vinte nga veriu i Kaukazit dhe tjetra që vinte nga jugu i këtij regjioni.
Në këtë periudh të ashpër lufte, arrijti në këtë regjion një sundimtar i dalur nga familja e Jupiter -Amonit i cili e krijoj një lidhje të re për ti mbajtur nën sundim popujt Etiopian e Atlantë të Kaukazit që kishin shpëtuar nga permbytja, epoka e quajtur neshpetimi apo nefillimi? Kjo fushat njihët më vonë permes kopteve, lufta e Titanve kundër Olimpianve ku sipas të dhënave të udhëtarve të huaj, kjo kujtes ka mbetur ende edhe sot tek popujt e Kaukazit.
Mirëpo në këto kohhëra të lashta, derisa i tërë regjioni ishte në luftë, një fenomen tjetër ndodhi në brigjet e Detit (Pont Euksum=Eushumë, pra nga Ponti deri në Eshumë nga hyrja e Bosforit deri tek Euksumi qyteti tjetër perballë Bosforit, në skajin tjetër në Gjeorgjinë aktuale, dhe për atë quhët Pont-Euksum apo Deti i Zi.).. Pra ndodhi një kataklizëm i tmerrshëm mbi kolonit egjiptiane të Kaukazit dhe e zhduki qytetin e Atlantëve dhe shkatrroi pjesen më të madhe të ishullit Meotidë. Ky vend aqë i rëndësishëm i civilizimit të veriut të Azisë u fundos në ujërat e Detit të Zi nga shperthimi i një vullkani nënujor, ku më këtë rast, sipas dëshmive, niveli i detit u ngrit më së tri metra, dhe në vendin e këtij ishullit u krijua një liqe që sot quhet gjiri Tamanit.
Popujt që shpetuan këtij kataklizmi gjeten strehim në malet e larta të Krimes dhe për rrethë maleve të bardha, Ko-kas, mirëpo ishte e pamundur që i gjithë njerëzimi të ushqehej në male të larta, ishin te detyruar nga uria të gjënin toka të reja. Aty në Kolshidë mbeten disa fise që iu bashkangjitën perandorisë Kushite mirëpo pjesa më e madhe e fiseve kaluan vargmalet e Kaukazit=Kakas=malet e Bardha dhe u vendosen në shpatin e maleve të Taurusit dhe Ararat, në këto vende ku sundonin ende kolonit egjiptase. Fiset që ishin më të perparuara nga bujqësija dhe xehtarija u ndalen në luginën Sinhar, Aram- el- Naharajm, që njihet më vonë me emrin Mezopotamia dhe shtrihen brigjeve të Tigrit dhe Eufratit ku ndertojnë qytete të reja në mesin e kolonive egjiptase në Hor të cilët i strehuan miqësishtë këta vllëzërit e veriut që shpetuan nga permbytja dhe mes fiseve Kald'hana apo Ana. Pra këta të fundit, Ana apo Kaldanajt, u bashkuan në Armeninë qëndrore, rreth dy liqenjve, Vanit që njihet sot me këtë emër por në realitet dikur quhej Ana, apo Liqeni i Hënës, kurse tjerat fise u vendosën rreth liqenit që ishte në lindje, Urmiah, ose Liqeni i Diellit, urimi=Dielli.
Perandoria kaldeane u formua pra mbi bazat egjiptase të sabeanëve, mirëpo edhe kjo kolonia egjiptiane mori shumë mësime nga kjo rrënjë e re e gjeniut kaukazianë, sidomos magjin dhe haren, si e thotë Eusbe,* këto mrekulli u çpiken nga këta popujt e rinjë të ardhur nga Kus apo Kushi i Kaukazit pas permbytjes. Poashtu edhe Kaldeanët ndiqnin këto praktika me studimin e yjeve, ku iu kushtonin atyre disa virtyte me influancë sidomos mbi të vdekurit. Sipas Ciceronit,* kaldeanët e kaukazit vëzhgonin tërë kohën e tyre të lirë shenjat qiellore, levizjet e planeteve dhe formonin prej kohësh në Babilon doktrinen e shenjtë për astronomi. Ata moren nga egjiptasit sistemin politikë e administrativ dhe e ndajten perandorin në 36 konstellacione, që pershtatej mbi 36 emertimet që dikur Seozirisi ua kishte themeluar, gjatë udhtimit të tij në Hindi. Dymbdhjetë rrethe ndahen sipas shenjave të zodiakut, 7 planete ndahen për fiset më të vogla, ata që dominonin hierarkinë si dhe 30 yje këshilltarve, që prezentonin gjyqin e fiseve.
Misioni i tyre ishte ky; që të vëzhgonin gjithqka në mesin e njerzëve dhe të këtyre vasalve të rinjë, kurse gjusma tjetër e gjyqtarëve kujdesej më vezhgimin e qiellit.
Sipas yjeve emroheshin lajmetarët të cilët i raportonin sundimtarit çdo 10 ditë lajmet e reja, kishin për detyr të regjistronin rekrutimin e ushtrisë perandorike. Dhe që nga kjo kohë nga Uri, njihen më vonë 12 shenjat e zodikut edhe në Egjipt. Secili fis kishte si simbol një kafshë specifike që perfaqsonte familjen e tij, ku këto shenja të shënuara mbi zodiak që më vonë edhe grekët e vjetër imituan për ti shënuar mbi harta konstelacionet duke u mbeshtetur nga këto shenjat kaldeane që ishin dy amblemat kryesore që perfaqsonte kaldeanët dhe kushitët që ishin Luani dhe Kau. 

Luani shoqëronte Vishnun në Indi, ndersa tek Persët figuronte Mitren, besohët që Mitra e sjelli qerren e Reas në Greqi, të Opsit dhe Junonit. Kau kujdesej mbi pallatin e Asurit ku brirët e tij sherbenin si kuron mbretnore sundimtarve të tyre.
Tek iranianët Luani është figurina që perfaqson ngadhnjimin kurse mbi Kushitet e kaukazit ishte kau. Pra deri vonë këto dy raca ishin në kundershtim më njëra tjetren, apo si të themi, dy figura që simbolizonin kaun dhe luanin.

Gjiganti Orion apo Hor-Ion, eponimi i racës Ioniane, e ngrit çekanin lartë për të rrafur Kaun i cili hidhet kundër heroit. Herodoti thotë se në kaukaz jetonin popuj të shumët, të cilët merrnin gjethët e disa drunjëve për të pikturuar mbi rrobat e tyre figura të shtazëve, këto shenja nuk fshiheshin kurrë. Për këtë arsye te disa popuj, disa shtazë janë të shenjta, me siguri se ato perfaqsonin dikur fiset e tyre para permbytjes. Sirianët nuk e hanin peshkun sepse e kishin huazuar këtë simbol nga nje fis egjiptianë më amblemen e Peshkut, pra edhe te popuj tjerë këto ndalime kishin origjinen më herët, si si shembull, ndalimi i ngrënjës së pëllumbit tek rusët, sepse tek ta konsiderohej si i shenjtë, pa dyshim se më vonë e moren edhe Asirianët që kishin simbol kumrin, që dikur moti kaldeanët e kishin amblem të tyrën nga kasta e shënjtë e të diturve, sepse kumria ishte si edukim i Semiramisëve dhe se falltoret egjiptiane sipas Herodotit, themeluan një orakul në Dodona, që e quanin Pelejaj, ose Kumrijat. Ndalimi për të ngrënë derrin për hebrejet, nuk ka asnjë kuptim higjenik siç mendohet, por vjenë thjeshtë për arsyje se derri që figuron mbi zodiak ishte atributi i tyre atje në ishullin para permbytjes, i kushitëve të kaukazit që quhej ap-hor-kus, ose sus, në latinishtë kurse greqishtë quhej ber, aper e hog në gjuhën skitike, poashtu edhe popujt e races gjermanike nuk e hajnë mishin e kalit. Raca e bardh me lëkur të bardh që prej kohërave të lashta jetonte në Azinë qendrore (kaspik-kaukaz ) derisa u zvoglua më perzierje me racat tjera. 



=Pellazgomaniakomanet=

[1] Sotir Lashova, „Pellazgët / Stërgjyshërit e Kombit Shqiptar“, Tiranë 2007, faqe 29.
[4] Shiko artikullin te www.pashtriku.org, prej Sami Frashërit, "Grekëria ishte vendi i stërgjyshërvet tanë ilirëvet", apo librin e Aref Mathieu, "Mikenët-Pellazgët...", faqe 419-426.
[5] Dr. Luftulla Peza dhe M. Liljana Peza, "Pellazgët e shpikën shkrimin dhe alfabetin e parë në botë", atikull në www.pashtriku.org.(çpikja e genjeshtrave) apo si te mashtrohet populli shqiptar ?
[7] shiko shkrimin e Prof. Dr. L. P. dhe M. L. P, në shkrimin e cituar, www.pashtriku.org.=mos u infektoni nga kêta virus !
[8] shiko në këtë punim, në www.pashtriku.org.
[10] shiko shkrimin e Prof. Genc Sulçebes, "Fakte gjenetike që hedhin në dritë mbi lashtësinë autoktone të popullit shqiptar", www.pashtriku.org.
[12] Elena Kocaqi, "Albanët-Pellazgo-iliro-shqiptarët me famë botërore", Tiranë 2008, faqe 116-125.=tragjike !
[13] Xhyzepe Katapano, "Thot-i fliste shqip", Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007, Faqe 83.
[14] Prof. Dr. Skender Rizaj, "Shqiptarët dhe serbët në Kosovë", Zëri, Prishtinë 1991, faqe 9.=virus e matufllek !
[24] Aref Mathieu, vepra e cituar, faqe 183.
[29] Elena Kocaqi "Roli pellazgo-ilir në formimin e kombeve dhe gjuhëve europiane", Tiranë 2005, faqe 98-99.=fundi i miteve..
[31] Spiro Konda, "Shqiptarët dhe problemi pellazgjik", Tiranë 1964, apo Tiranë 2011, faqe 485-486.=këtë duhêt lexuar..
[32] Robert D’Angely, „Enigma/Nga pellazgët te shqiptarët“, Toena, Tiranë 1998, faqe 241, 242, 243.=duhët lexuar por jo se ne jemi pellazgë...
[34] Shiko librin e Mark Krasniqit, „Rrënjët tona etnike“, PSHDK, Prishtinë 2002, faqet 11-12
[37] Prof. Skender Rizaj, "E drejta historike...", në fusnotë, në faqet 25 e 26=e drejta histrike po por pa shkarravinat pellazge qe lidhje nuk ka...
[43] shiko shkrimin e Fatbardha Demit, "Ideologjia politike e historiografisë Europiane", te www.pashtriku.org. edhe kjo ka marrur rrugën pellazgiane=pellashkiane=bellashkiane..tragjike !



Ne jemi te veçant, jo se jemi pellazgë, por per arsye që nuk jemi pellazgë , nuk jemi nga racat aziatike...mos ta marrim si mbeshtetje gjuhên ju lutemi: gjuha është vegêl komunikimi, huazimet gjuhêsore nuk menjanohen njashtu si edhe bartja e kulturës transdanubiane, si tirqit tek Amazonja apo qeleshja nga Dioskuret e rrethit te krimes etj.; si sot qê morem kulturen e farmerkave amerikane

Nga Arsimimi lind madhështia e një kombi !