mercredi 15 mai 2013

HEROIZMI I SKENDERBEUT

Heroizmi i Skenderbeut









Për Skenderbeun thonë se, ishte i madhësisë së madhe" kishte bel të lartë, shpatullat e gjëra, i fryrë nga gjoksi, këmbët e lehta, krenar dhe ne hecje teatral, qafa e tij ishte e gjerë dhe e gjatë, kreu i tij i vogël, ballin e lartë, sytë ovale ngjyrë kafe me damarë te zjarrtë  ngjyrë gjaku, fytyra e tij e këndëshme si té një gruaje, flokët e tij te natyrishme te zeza e të dredhura me kaçurrela në qafë, lëkurën e tij me ngjyrë të bardh dhe i pastër nga gjaku i tij i maleve të lindjes, sytë e tij të butë dhe të guximshëm, pa sjellje e të patrembshëm, por më një veprim te vogël rrahje te çerpikve. Zëri i tij degjohej nga një distancë e madhe, si barinjtë e vendit të tij, që degjoheshin mes tyre nga një luginë me  tjetrën.

Skenderbeu shalonte mirë mbi kalë, perdorte shpatën, harkun dhe topuzin.

Epiroti i ri, Gjergj Kastrioti zotëronte gjuhët greke, turke, arabe, italiane, sclavone. Ai këndonte i shoqëruar më fyell si Epirot ne të gjitha këto gjuhë. Por suksesi i një tjetër lloj ishin tëk i interesuari  si  Murati i dytë, pushtues. Skënderbeut me mjeshtri zhdervjellte shpaten, gjuante mirë me hark dhe shtizë, guximi i tij hipur mbi kalë ishte i shkelqyer, pasioni tij ishte për të gjitha lojërat e diciplinat e luftës, gëzimi i tij ishte gjithëmonë kur fitonte në turnire me luftëtar nga te gjitha anët.

Skenderbeu posa kishte arritur moshen 18 vjeçare, i quajtur një nga sandjakats 'e perandorisë, u pesë milje në mënyrë kuaj në kufijtë e Anadollit. Trimerin e tij e shfrytëzon së shpejti, tërhiqen të gjithë sytë hah ai dhe pa zili emocionuese, ai vetë  mbulohëj  me lavdi.

Në një votim unanim, Ushtria i dha atij suksesin e kësaj fushate.
Në kthim, Murati e ngarkoi atë me dhurata.
Atëherë iu dha titulli  Skënderbe, Zoti Aleksandër, nga ky vendë dhe se një ditë ky emër i madh do te jetë i shtrenjtë për të gjithë Perandorin Osmane.

Shpërblime më të shkëlqyera pritur nga luftëtari i ri ishin problemet e reja qe së shpejti shpërthyen në Azi, Skënderbeu mori nën komandën e tij një ushtri me qëllim për të mposhtur rebelët e atyre provencave (Tmolusi afër  Izmirit). Të dyja fushatat e mbyllen ekspeditën  e tij me triumfin e Gjergjit. Pushtimet të disa vendeve të rëndësishme dhe zona të mëdha qe ende ishin jashtë sundimit osman. Është shumë me rendesi te permendim se në këto fusha ku Konstandini i Madh kishte mundur Liciniusin në 324 ku, në 378, Valens mundi Gotët, fitues i ri, i ndjekur nga një numër i të burgosurve, të rrethuar me flamuj, parulla, pré madhështore, u kthye ngadhnjimtar në Adrianopojë.

Trupat e Skenderbeu ishin të freskëta, thuajase të paprekura, ashtu si ai kishte qenë në gjendje të këmbimit tyre.

Në atë kohë, dhe veçanërisht në Lindje, baruti nuk kishte hyre ende me kohë për të ndryshuar artin e luftës: i rezistonte ndonjë trimëri personale, forca fizike gjithmonë ka luajtur rolin kryesor në dramën ushtarake, dhe sfidat e përdorimit te njeriut ndaj njeriut ishte shumë e shpeshtë, si në Iliada dhe Odisea qe sillte kohen si te ishte Jeruzalemi i trimerive per keta heronjë qe ofronin pamje të shpeshta ne keto anë neper Arena te Azisë së Vogël.

Këto duele nuk bëheshin vetëm në kohën e luftës në mes të dy luftëtarëve të armikut të armatosur, por në paqe, ku një i huaj, një udhëtar është paraqitur në një qytet, duke e quajtur vehten si "azil kerkues", emocionuese e tyre nga provokimet e sotme do të ishin absurde, por dikur kishte gjetur një jehonë, sepse ajo ishte koha e fames dhe trimerisë. Vendosur nën mbrojtjen e guximit dhe nderit, pushtues të huaj nuk i frigonte asgjë pasi qe ata mundin kundershtarin e tyre. Ai qe triumfonte kudo kishte të drejtën e strehimit.

Pasi kthehet Skenderbeu ne Andrinopojë, një Skif me trup te një kolosi afrohet ne msin e një ceremonije qe mbahej ne sheshin e qytetit dhe filloi ti sfidoje te gjithë luftetaret dhe personalitet per rrethe Sulltan Muratit.

Ai Skifi kerkonte nga te pranishmit që të dalin dy veta në fushë te Arenës tersishte te zhveshur, te armatosur vetem me thikë ne një rrethe aqe te ngusht sa qe dilet vetem me fitore. Këtë propozim te Skitit aqë te egeresuar as një turk nuk qe i zoti ti pergjigjet, edhepse Sulltani kishte ofruar terheqje te një shperblimi te madh per fitimtarin. mirepo asnjeri nuk levizte. Ne anen tjeter Skifi vijonte te kercente me provokimet e tij ne Arenën perplotë njerez, i trimeruar nga suksesi i tij qe askush nuk guxonte te matej me te, per një çast Skenderbeu doli ne Arenë dhe iu versul pa armë fare barbarit Skif duke ia kapur me doren e tij te majtë, krahun e djathtë te Skitit qe mbante thiken dhe ia drejton ne fytë dhe e lën  përtoke të vdekur Skifin.

E tërë Arena ishte ngritur në këmbë duke leshuar brohoritje ne shenjë guximi dhe admirimi per ngadhnjyesin. Skenderbeu pastaj ia kput koken skifit gjigant dhe ia leshon para këmbëve te Sulltan Muratit si trofe.

Herën tjeter, mirepo në një rast më dinjëzor te tij, Skendebeu tregoi guximin e tij te njëjtë dhe pati te njejten knaqësi.
Ai e kishte shoqeruar sulltanin në Prusa (Brusa) në Bithinië kur aty qfaqen dy kalorës te pasur persanë ku njeri quhej Jahja e tjetri Zampsa, vinin ti ofronin sherbimet e tyre Sulltanit duke deshmuar për trimerit e tyre ata i kërkuan Sulltanit që ti nxjerri dy trima nga njerzit e tij me te famshem per një dyel, qoftë me heshtë ose me shpata, aty ne sheshine qytetit te Bruses.

Sulltani i pranoi lutjet e këtyre dy persanve dhe u kthye kah Skenderbeu.

"Pse, vonohesh o biri im, ty kurrë nuk te mungon guximi, edhe çmimi i këtij triumfi te perket ty, shko pra edhe sot e shenoje rinin tende krenare me krahun tend te pa mposhtur" ...!
Skenderbeu pranoi me knaqësikete propozim por me kushte qe ai vetun t'iu dali perballë dy mercenerve persanë te cilet duhej te sulmonin nje nga nje e jo qe te dyt pernjehere Skenderbeun.

Menjehere Skenderbeu i puthë kembët sulltanit, sipas tradites, merrë armët e tij dhe kercen mbi kali dhe hyn ne rrethin e perleshjes !

Së pari i afrohet Jahja i hypur edhe ai në kali i cili kishte ngrehur heshten e tij te mprehët, atehere Skenderbeu hypur ne kali ndeshet me Jahjan ne kalorim ku persani ia ngul shtizen në mburojen e Skenderbeut.
Jahja mundohej qe me bishtin e shtizes ta rrzonte nga kali Skenderbeun por, nuk ia arrinë, dikur me mundim e terheq shtizen nga mburoja e Skenderbeut dhe me plotë fuqi Jahja e hedh ne drejtim te Skenderbeut duke shenuar vetem koken e tij, por Skenderbeu largon koken dhe i shpeton ketij sulmi.

Tani Jahja zbret nga kali, zbret ne tokë menjehere edhe Skenderbeu dhe i afrohet Jahjas, te dy mbanin ne dor shpatat.

Mirëpo Zampsa, tjetri kundershtar i Skenderbeut, duke thyer konventen(marrveshjen) me vrap shalon kalin e tij ne drejtim te Skenderbeut me shtiz ne dor mirëpo Skenderbeu, duke mos humbur fare kohen më këte dinakeri te kundershtarit te tij per ta denoncuar para publikut, ai ia fut shpaten e hekurit mu ne fyt ku menjehere ra i vdekur para kembeve te kalit te tij.

Kur e shef Jahja shokun e tij te vdekur per toke, leshon një klithje te tmerrshme dhe versulet ne drejtim te Skenderbeut hipur ne kali. Shpata e Jahjas gati sa nuk e qellon koken e Skenderbeut por me guximin e tij i perballon sulmet e kundershtarit persan. Nga te dy anet ishin te barabaret derisa dikur Skenderbeu me një te qelluar ne qafë e godet Jahjan dhe teju i palles se tij i shkon gati tek kofshet, ashtu qe kali i Jahjas e terhjekë trupin e te zotit te tij te pergjakur i cili pas disa qastesh rrokulliset per toke pa shpirtë.

I knaqur nga keto eksplorime gjithnje me fitore te një gladiatori te famshem, Sulltan Murati e merrte gjithmonë pranë veti Skenderbeun, ne te gjitha fushatat e reja.

Ishin se bahku edhe në rrethimin e Pruses te Nikomedisë dhe te Otresë.
Ne sulmin e kesaj te fundit, pra në Otre, Gjergji u sul i vetem mbi muret e kesaj keshtjelle, nguli flamurin e Sulltanit dhe ashtu i vetmuar hyri mbrenda ne keshtjellë.
Mirëpo kur e panë banorët e rrethuar këtë hero qe luftonte me nje trimeri te rrallë, një djalosh floket kaçurrela qe mbante shpaten ne dor, atyre banorve iu kujtua komandanti legjendar, Aleksandri i Madh, te gjithë ran per tokë te gjunjezuar dhe iu dorzuan me thirrjet Aleksander, Aleksander !

Dikur ne Indi,siper lumit Gangë, ne rrethim te qytetit Oksidrakë qe sot është ne territorin e quajtur Utçe ne mbretrin e Lahores, kur njesoj gati se ne te njejtat rrethana e ksihte dhene kete shembull heroik edhe komandanti maqedon Aleksandri i Madh.

             *                  *                     *

Athua se, Murati besonte ne sinqeritetin e fjalve te Skenderbeut ?


Mund te dyshojmi. Mirpo ishte dita e para nisjes se një ekspedite te rendesishme, nuk donte te huqi kete rast, mandej shtrohet edhe pytja tjeter se ndoshta Murati me te vertete e donte me zemer kete djalosh te ri ri qe e kishte rritur pran tij me plote kujdesin e duhur.

Murati nuk kishte per momentin asnje prove dyshimi per besnikerin e Skenderbeut ndaj tij, perveqese raporteve te disa gjeneralve tjere qe ia terhiqnin vemendjen sulltanit.

Murati e evitonte kete skandal qe qe ziheshin nga intrigat e pallatit dhe deri ne ushtrin e tij, nuk donte kurresesi ta humbaste gjeneralin e tij te famshem.

Me në fund sulltan Murati zgjodhi si menyren me te mirë dhe te volotshem, per një mision në Misië ia besoj komanden Skenderbeut per te luftuar kunder Despotit serbë Gjorgj te dinastis së Brankoviçve.

Kjo Misia dikur shtrihej nga Danubi e deri ne malet e Sharrit, ne perendim kufizohej me Rashken, ne lindje me Bullgarine, ne jug me Shqiperinë. Ne vitin 1151 Mesia, pra Kosova, pushtohet nga tirani Qudommillë qe pastaj ne shekullin XIV -të forcohet ne nje perandori nene Dushanin, gati deri 35 vjete para betejes se famshme ne kete vendë, u nda pas pushtimit turkë e tere Mesia, nga Danubi deri ne alpet e Sharrit, e ndajten ne "livadie"=sanxhake; beogradi, smedereva, novi pazari dhe krushevci. E perbenin popullsia mese, dardane, skordiske, pikenset dhe disa fise sllave e fine.

E pushtuar terësishtë nga Augusti ne shekullin e parë, u nda ne dy provinca. Mizija e parë apo Superiore, dhe Mesia e dytë apo e quajtur edhe Mesia e mbrendshme qe sot(1855) eshte e ndar ne mes te Bosnjes, Serbisë dhe Bullgarisë se sotme.

Nëse Skenderbeu adhurohej nga ushtarët  dhe e terë ushtrisë osmane, nuk ishte e njejta gjë me pashallaret rreth Muratit te cilët inatoseshin  në këto kohëra me komplote e intriga kunder gjeneralit te shquar Shqiptar.

Më së miri për t'iu ikur këtyre dyshimeve qe tjerët dyshonin në sinqeritetin e Skenderbeut dhe per te dhene provat e tija si asnje here më parë, Skenderbeu luftoi kunder despotit serbë më një ashpersi te tmerrshme dhe disa here Skenderbeu kthehej fitimtar ne Andrianopojë me dhurata te pasura per sulltanin nga keto ekspedita në viset e Mizisë.

Më në fund Skenderbeu ia shkatrroi te gjitha qytetet dhe keshtjellat despotit serbë, i pushtoi ato dhe despotin e largoi nga Mizia (Kosova) i cili mezi arriti gjallë te strehohej ne Hungari. Këto vise tani me ran te gjitha ne dorë te osmanve.

Mirpo gëzimi i sulltanit nuk ishte pa mjegull. Skenderbeu edhe këtu doli fitimtar, ashtu si e donte Murati, duke hedhur poshtë rastin e volitshem te kthimit te tij në Krujë.

Armiqët e mbrendshëm te pallatit qe e rrethonin Muratin i shtonin turniret ne Andrianopojë me qellim qe mos ndoshta Skenderbeu ne keto dule qe i lakmonte, do te gjeje vdekjen nje dite nga ndonjë gladiator i huaj ne keto luftme te pergjakshme do ti shliroje nga ky rival i madh.

Heret a vonë pra, Skenderbeu e parashihte ketë tragjedi, duhej sa më parë te çlirohej nga zigjiret qe e mbanin lidhur nga Murati. I deshpruar nga kjo pabesi dhe nga kjo gjelozi Skenderbeut tani i mbetej vetem se edeh nje rast i vetëm qe nuk duhej ta humbaste më, kthimin sa më parë ne Krujë.

Shpirti i tij ishte i ngushtuar në një etje per liri, sytë e tij ktheheshin pa nderpre kah e dashura Shqiperi, i mungonte ajri i atyre maleve shqiptare, i mungonte lutja ne gjuhen e te parve te tij, Zotit i lutj ditë e natë qe t'ia japi elanin e një guximi te ri drejtë lirisë per te shpetuar nga kjo robëri.

Qe kur se i kishte vdekur babai, disa bujar te njohur shqiptar e kishin takuar fshehurazi Skenderbeun. Te gjithë e ftonin qe te kthehej në atedhe, per pamvarsi, per liri, emri i tij ishte bere simbol i lirisê i shpetimit kombtar.

"vetem më te degjuar zërin tuaj, e tere Shqiperia do ngrihet si një"

Perseri despoti serbë Brankoviçi kishte mbledhur një ushtri dhe ishte kthyer ne Mesi (kosovë)i kishte larguar te gjitha garnizonet turke. Murati kishte vendosur qe kete here ta shoqeronte Skenderbeun ne kete eksedite ndeshkuese ndaj despotit dhe vetem me te degjuar despoti serbe qe Skenderbeu dhe Murati po iu afroheshin ushtrise se tij, ai menjehere largohet dhe ike perseri pertej danubit ne Hungari.

Edhe këte herë sulltani e shperblen Skenderbeun për vlerat e tij në këte fushatë por as këtë herë Skenderbeut nuk i erdhi ora e duhur për tu kthyer në Krujë.

Pershtur  sipas  Camille Paganel   për  Renesancen ilire shqiptare=Dardan Leka  2008

  =========== vijon në numrin -II-========



Pergatiti për Rilindjen ilire shqiptare Dardan Leka