samedi 13 juillet 2013

o Pellazgoi


Artikulli i  nxjerrur nga Gazeta Lajmi Ship mban titullin:
Shqiptaret autoktonë, nga autori Arben Lalla:
Arben Llalla:"Shumë studiues të huaj por edhe shqiptar tekstet e gjetura deri më sot të shkruar nga arvanitasit i quajnë të rralla dhe të çmuara sepse shumë pak kanë dalë në dritë dokumente që tregojnë se edhe arvanitasit në Greqi kanë pasur letërsi në gjuhën e tyre amtare shqipe".

T
eksti origjinal;
 
Ô Shqiptarai Pëllazgoj!
Ata të parit qe erdhë katu janë ata të vendit se Jafëthit i a Japetit, ata qe quhen ndryshe Pellazgoni, ia fara e Japëtonit, pas Pendarit edhe Psodhon edhe ate te pa vdekurit Omiroit.
Kata zbritën si edhe nga e të tjerë vise ta Anadholit, po mëtepr nga i Kaukaz, ku eshtë nji hora emadhe, qe quet edhe tani Allvania Pari, edhe nji udhë Portat e Allvanisë, nga Alvet ia Alpet, Malëtë Vardha, qe sandemi pastai edhe emri i miletit Allvanoi. Alv edhe Alp, si pas gjuhis Gotthisë, Këltisë edhe Dakisë, podhë si pas Ellinisë, Mali Vardha.
Pëllazgoni ia Plleqi qindruanë Thrasë ëdhe Maqedonën, po si ëdhe të siprëmën ëdhe të poshmën Moisinën, edhe terë Shqipërinë edhe, Ipiro-Thessalinë si ëdhe pastaj Attikinë, edhe Viotinë ëdhe metë shumat Nisi t’ Adhrisë, te Jonisë edhe Ajgesë.
*****************************************************************************
Perkthimi;
Thomai A. PASKIDHIS: "Ô Shqiptar Pellazgu ! Ata te parët që erdhen këtu janë ata të vendit të Jafetit apo ndryshe të Japetit, ata që quheshin ndryshe me emrin Pellazgë, janë fara e Japetonve, sipas te dhenave të Pindarit Posodhonit dhe te pavdekurit Homer.
Këta zbritën si edhe nga te tjera vise te Anadollit, por më tepër nga Kaukazi, ku ishte një hora=(vendbanim, fshat i madh), që quhët edhe sot Albania e Para( e nalta) edhe një rrugë me emrin Portat e Albanisë, nga vjenë emri Albet ose Alpet, Malet e Bardha, dhe që nga atje pastaj mbeti edhe emri i popullit Albanoi.
Alb dhe Alp, sipas gjuhës Gotike, Kelte dhe Dake si dhe gjuhês Helene, do thotë Malet e Bardha.
Pellazgët apo Plakët, qëndruan në Trakë dhe Maqedoni, por edhe në Mizinë e eperme dhe te ultën si dhe tërë Shqipërinë dhe Epirin e Thesalinë si dhepastaj në Atikë edhe në Beosië si dhe gjithë bregdetin e Adriatikut, të Jonit dhe Egjeut."
*Po të doni që të jeni në mbretnin e Turqisë, shitni tërë pasurinë që keni dhe ikni në Stamboll* !
Thomai A. PASKIDHIS:"Po ne doni qe te idhi te ngrit eti vini në Imbrëtëri te Turqisë shisni terë gjenë tuaj, edhe shkoni ne Stamboll".
Kashtu te kini uratën timë te terë qe te mos leftoni me Ellinete”.

Thomai A. PASKIDHIS:"Po të doni që të jeni në mbretnin e Turqisë, shitni tërë pasurinë që keni dhe ikni në Stamboll "!
**********************************************************
Spjegime:
1.*Psodhon:= duhet te ishte emri i ndonjë autori te pa identifikuar ose transkriptimi është marrur gabim ?
2. *Japetit:= Japhet, popull Biblik nga Geneza, që do thotë nga hebraaishtja, te perhapurit, te hapurit, zgjëruarit, te shkepurit)=Yaft=të hapur, që Paskidhis këtu i quan Pellazgë.
3.Allvania:=në pamundësi te shqiptohej "B-éja" thuhej Allvania=Allbania, Albania e Kaukazit, vendi nga dolen populli Jafetik i quajtur pastaj Pellazagë, ku sipas Tomai Paskidhis, Helenët si edhe Shqiptarët kanë prejardhjen nga këto malet e Bardha te Kaukazit.
4.*Autoktonë: Në kuptimin e pergjithshëm, autoktonë kuptohët banor i vendit që nga origjina, lashtësija por mundë te marri edhe kuptime tjera më specifike:
a.Në Etnologji termi Autoktonë ka kuptimin e banorve që janë te lidhur me vendin nga lashtësija.
b. Në Kanada Autoktonë quhën banorët Amerindianë, Inuitët dhe Metisët(te perzierit)
c.Në Biologji Autoktonë quhet territori që i perkete nje gjallese specifike, i barabart me "indigjenë" likale i territorist, jo i ardhun.
d.Në Mitologjin Greke një Autoktonë është një fëmi i lindur nga dhéu pa prindër.

Kreksi: Tani jemi në thelbin e polemikave, si edhe para 200 vitësh:
A duhet ti besojmi Akademisë sonë që kundërshton tezen Pellazge dhe mbronë vetem ate Ilire, apo duhet ta mbështesim këtë autorë arvanitas Thomai A. PASKIDHIS i cili pretendon se, shqiptarët njashtu si edhe grekët me emrin Jafet apo Pellazgë, janë te ardhur nga Kaukazi ?

Arben Llalla:"Shumë studiues të huaj por edhe shqiptar tekstet e gjetura deri më sot të shkruar nga arvanitasit i quajnë të rralla dhe të çmuara sepse shumë pak kanë dalë në dritë dokumente që tregojnë se edhe arvanitasit në Greqi kanë pasur letërsi në gjuhën e tyre amtare shqipe".
Definicioni "pellazgë" sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar:

Problematika pellazge
"Shqiptarët dhe problemi pellazgjik"

Pellazgët:

Popullsi e lashtë mesdhetare paragreke e parailire.
Sipas autorëve antikë (Homeri, Hesiodi, Herodoti, Tukididi etj.) banonte në pellgun e Egjeut dhe në bregdetin perëndimor të Azisë së Vogël, në Peloponez, në Greqinë Qendrore, në Thesali e gjetkë.
Përcaktimi i karakterit etnik të kësaj popullsie u shtrua si çështje që në kohën e lashtë, p.sh (Straboni në shekullin e I-rë para krishti)
Në shekullin XIX-të dhe shekullin XX çështjen e kanë rrahur gjuhëtarë, historianë e arkeologë, që kanë dhënë mendime e zgjidhje të ndryshme.
Gjatë Rilindjes Kombëtare pikëpamja se nga pellazgët e ka prejardhjen populli shqiptar u përkrah si mbështetje për të treguar lashtësinë e tij.
Pikëpamjet e sotme më të rëndësishme mund të përmblidhen në dy qëndrime kryesore:
1. Në Ballkan e në Mesdhe ka jetuar një popullsi e tejlashtë me emrin Pellazgë, që shërbeu si bazë për formimin e popullsive të mëvonshme të kësaj treve: gjuha e tyre pellazgjishtja duhet konsideruar si një gjuhë e parë indoeuropiane.
2. Në kohën e tejlashtë në Ballkan e në Mesdhe nuk ka pasur një popullsi të njëjtë dhe as një emër të njëjt për të gjitha këto treva: prandaj emërtimet Pellazge e pellazgjishte janë të pasakta.

Në këtë rast popullsitë quhen paragreke, parailire e paratrake dhe përjashtohët mundësija e përcaktimit të karakterit të tyre etnik.
Teza e parë e autoktonisë dhe e lashtësisë së elementit të parë indoeuropian*, ka gjetur një mbështetje nga të dhënat arkeologjike të vendit tonë si edhe të vendeve fqinjë.

Kulturat e neoolitit të hershëm (Burimi, Podgorie, Vashtëmi, Blazi, Kolshi) kanë lidhje të ngushtë me kulturat pasardhëse të neolitit të mesëm (të përfaqësuar nga Cakrani-Dunaveci), kurse kulturat e neolitit të vonë si Barçi, Maliqi, Kamniku, Burimasi etj., kanë në bazë të zhvillimit të tyre një tërsi elementesh të trashëguara nga neoliti i mesëm.
Gjatë epokës pasuese të bakrit, do të thotë gjatë gjysmës së dytë të mijëvjeçarit të tretë (III-të (2500 para krishti), në territorin e vendit tonë lindën dhe u zhvilluan kulturat Maliq II, Burimas, Tren, Blaz, Gradec, Benjë, të cilat në treguesit kryesorë dëshmojnë për një lidhje të ngushtë etnokulturore me kulturat para ardhëse.

Si përfundim, indoeuropianizmi i territorit të vendit tonë është bërë nëpërmjet një procesi të gjatë evolutiv që nuk njohi ndërprerje.
Ardhja* e mëvonshme e një elemrnti të ri indoeuropian në fillim të epokës së bronzit nuk i zhduku kulturat e popullsitë vendase indoeuropiane të para.

Kështu, në kapërcyell të mijëvjeçarit të tretë (III-të ) para krishti u bë një ndërthurje e elementëve kulturorë dhe etnikë vendas me elementët të rinj indoeuropianë të ardhur, si rezultat i së cilës u formua një popullsi me tipare të përgjithshme kulturore e gjuhësore të përbashkëta për tërë Ballkanin.Kjo është popullsia e tejlashtë e Shqipërisë që mund të lidhet me pellazgët e permendur në burimet historike.

Pellazgjishtja:

"Gjuha e pellazgeve nje gjuhe e panjohur disa te dhena nxirren ne menyre te terthorte. Jane veshtruar si mbeturina te Pellazgeve disa fjale te greqishtes dhe disa emra vendesh personash e perendish me disa prapashtesa te vecanta qe nuk kane te njejtat tipare fonetike qe nuk karakterizojne greqishten.
Jane bere perpjkje per te zbuluar lidhjet e pellazgjishtes me gjuhe te tjera indoeuropiane dhe jane sjelle te dhena me interes qe kane çuar perpra trajtimin e ketij problemi".
Pellazgjishten e kanë afruar ate herë me ilirishtën dhe nëpermjet saj me shqipen herë me trakishten here me gjuhet gjermanike dhe balto-sllave here me gjuhët anatolike etj.

Megjithate perkatesia etnike e pellazgeve dhe perkatesia gjuhesore e tyre nuk jane zgjidhur perfundimishtë.

Qe në shekullin XVII-te por vecanerisht me Rilindasit e shekullit XIX-te u hodh e u trajtua teza e lidhjes se pellazgeve me shqiptaret dhe te pellazgjishtes me shqipen nga studiues shqiptare e te huaj.
Per te treguar lashtesine e popullit tone tezen prejardhjes pellazge te shqiptareve e shtjelluan sidomos rilindesit Jeronim De Rada Pashko Vasa Naim Frasheri Sami Frasheri etj dhe e popullarizoi neper Europe vecanerishte albanologu Hahn.
Kohët e fundit këtë tezë e ka mbrojtur edhe Spiro Kondo në librin; "Shqiptarët dhe prblemi pellazgjik" botuar greqisht dhe shqip (1962, 1964)
(S.M.)
Nga Arsimimi lind madhështia e një kombi !

Aucun commentaire: